Futboll Kategoria Superiore Sport

TEK TIRANA NDIHET ETHET E DERBIT/ Mema “zbor” skuadrës, ja si pritet të rreshtohen bardheblutë…

Te Tirana ndihen ethet e derbit. Stër vitja e djeshme e programuar të niste në orën 16:30 është shtyrë në mënyrë të papritur. Gjysma e lojtarëve kishin dalë në fushë, ndërsa një pjesë nuk ishin akoma gati. Kjo, me sa duket, ka acaruar trajnerin Ardian Mema dhe i ka thirrur lojtarët të gjithë në dhomat e zhveshjeve, duke bërë një analizë që ka zgjatur 30 minuta.

Skuadra vetëm paradite kishte kaluar analizën me Kukësin. Gjatë paradites, trajneri ka mbledhur ekipin dhe ka diskutuar me grupin për takimin me kuksianët. Mësohet se Mema ka kritikuar në përgjithësi gjithë grupin, pa veçuar ndonjë në veçanti. Trajneri ka nxjerrë problemet, por pa mbyllur gjithë video analizën.

Përgatitjet – Stërvitja e djeshme ka qenë e veçantë. Ngarkesa ndihej te trajneri Ardian Mema dhe lojtarët, të cilët në raste të caktuara mezi kanë përtypur ushtrimet që ishin në program. Skuadra punoi 45 minuta me ushtrime të caktuara dhe më pas u rreshtua në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjen e zakonshme brenda grupit.

Tirana stervitje

Formacioni – Edhe pse Ardian Mema është ortodoks për sa i përket lëvizjeve në skuadër, duket se dëmtimi i Idriz Bathës i ka prishur planet në mesfushë. Ama dje në formacionin që provoi në fushë, risitë ishin të shumta, duke filluar që nga mbrojtja e deri në majën e sulmit. Porta me të gjitha gjasat do të ketë Ilion Likën, i cili zor se do të pushojë sërish, ndonëse Bakaj është gati për të luajtur nga minuta e parë. Mema dje eksperimentoi një mbrojtje të re me rreshtim katërsh. Djathtas luante Kërçiku, por Doka është gati për të qenë titullar.

Tirana

Në qendër Osmani dhe Vangjeli që kishte zënë vendin e Imamit dhe Hoxhallari. Mesfusha kishte si digë dyshen Karabeci-Torasa, por në balotazh është edhe aktivizimi i të riut Çelhaka. Nga krahët i sigurt është vetëm Kobina djathtas, ndërsa majtas do të luajë njëri prej dyshes KaleHalili. Dyshja e sulmit nuk ndryshon me Hasanin dhe Ngonë. Mema disa herë e ka ndërprerë stërvitjen dhe e ka udhëzuar ekipin për lëvizjet në fushën e lojës.

Trajneri ka pasur diskutime të gjata edhe me ndihmësin e tij Erion Xhafa. Fundi – Në fund të stërvitjes skuadra ka pasur një minianalizë të vogël. Ishte sërish trajneri Ardian Mema që foli me grupin, për atë që bënë mirë dhe jo. Me të gjitha gjasat, dy ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për bardheblutë, pasi do të saktësohet formacioni anti-Partizani.

Related posts

“STUDIOJ KËNDORET E TYRE!” Pse trajneri i Milanit ndjek metodologjinë e klubit kolumbian (FOTO)

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E LEVANTES/ Sadiku po kërkohet nga klubi i njohur turk

Delo.autor

ZYRTARE: Milani publikon listën e lojtarëve, mungon…

Q.Autor

Leave a Comment