Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Serie A në kaos, të gjithë presidentët kryejnë testin anti-covid

Lajmi i pozitivitetit me koronavirus i presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka vënë alarmin në Serinë A. Numri 1 i Napolit ka qenë dje i pranishëm në Asamblenë e Ligës së Serisë A të Futbollit, së bashku me 19 presidentët e tjerë.

Në këtë asamble nuk ka qenë e detyrueshme mbajtja e maskës, pasi ishte respektuar protokolli i distancimit social. Ndërkohë që, gjatë Asamblesë ka patur edhe takime “kokë më kokë”, ndaj është marrë vendimi që të gjithë presidentët e Serisë A të kryejnë tamponin.

Kjo është një masë e detyrueshme dhe të gjithë presidentët do të hyjnë që sot në karantinë deri në marrjen e përgjigjes së tamponit.

Related posts

Donadoni: Shpresoj që të jem trajner i Milanit një ditë

Isa.Autor

ALLEGRI I TRISHTUAR/ Më vjen KEQ që CALDARA u LARGUA, ka të ardhme të madhe

Isa.Autor

Çështja e borxhit, Muzaka dhe Tirana mbeten në llogore lufte

Sadik.Autor

Leave a Comment