Futboll Sport

TELASHE TË MËDHA PËR MANCININ/ Largohet nga grumbullimi me Italinë lojtari…

Ndeshjet kualifikuese të radhës ndaj Armenisë dhe Finlandës do të rezultojnë më të komplikuara sesa parashikohej për trajnerin e Italisë, Roberto Mancini.

Pas Chiellinit, De Sciglios e Christantes, në infermierinë e kombëtares italiane dje është shtuar edhe Lorenzo Insigne.

Sulmuesi i Napolit kishte pësuar në ndeshjen ndaj Juves një dëmtim muskular, të cilin nuk ka mundur ta lërë pas në këto ditë grumbullimi.

Për fatin e kapitenit napolitan, asgjë e rëndë, por mjafton për të hequr dorë nga Italia.

Sulmuesi është kthyer në Napoli, ku do të vijojë kurat deri në nisjen e kampionatit, teksa Mancini pas thirrjes së “rezervave” si Acerbi, D’Ambrossio e Tonali për të zënë vendin e Insignes, ka grumbulluar Grifon, i cili luan si sulmues krahu në radhët e Freiburgut.

Të enjten “axurrët” do të luajnë në Erevan ndaj Armenisë dhe në përfundim të sfidës do të rikthehen menjëherë në Itali.

Pak kohë në dispozicion të Roberto Mancinit, i cili duhet të përgatisë në 48 orë edhe ndeshjen me Finlandën që do të jeta eliminatorja e gjashtë për kualifikueset e “Euro 2020”.

Related posts

“KAM ËNDËRRUAR TË JEM KËTU”/ Blerja e re e Milanit: Ja çfarë pres të më ndodhë kur të hyj në “San Siro”

Delo.autor

SHQIPËRI-LITUANI/ Drithërima në portën shqiptare, Strakosha bën shpëtimtarin (VIDEO)

Delo.autor

GOL “ALLA RONALDO”/ Shikoni si talenti kosovar rrëmben skenën me realizimin perfekt nga jashtë zone (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment