Futboll Seria A Sport

GIAMPAOLO PËRGATIT REVOLUCIONIN E RI/ “Tredhëmbëshi” një ide e vjetër për Milanin e ri

Për zgjedhje taktike Kristof Piontek nuk është titullar”, ishte titulli i minutave që paraprinë sfidën e Milanit me Breshan. Vendimi i Xhampaolos i kapi në befasi të gjithë, që nga tifozët e deri të specialistët e sektorit, duke hapur jo pak debate.

Kurajë e madhe nga e teknikut kuqezi, sidomos për të hedhur në fushë Andre Silvën, një lojtar të cilin Milani për tre muaj u mundua ta shiste derisa e sistemoi në Frankfurt. Në stol dallohej Piontek, në krah të të cilit u ul edhe Paketa, blerja tjetër, së bashku me polakun, e merkatos së janarit. Formacioni ndaj Breshas nuk është i paprekshëm apo përfundimtar, por me vendimet e së shtunës trajneri i “Djallit” tregoi se në ekip nuk ka të paprekshëm.

Hierarkia nuk ekziston më si term, teksa stoli dhe fusha do të jenë një “rrezik” për të gjithë futbollistët që ka në dispozicion. Filozofia e 52-vjeçarit ishte e qartë, në fakt, që kur pati deklaruar se formacioni nuk është mendimi i tij kryesor. Dukej si mënyrë për të shmangur pyetjet direkte, por sot pikërisht ato përgjigje marrin formë konkrete, teksa pas Breshas, Xhampaolo deklaronte: “Jemi thuajse në 2020-ën dhe çdo ekip nuk ka vetëm 11 titullarë, por plot 23. Dua ta krijoj këtë mendim në ndërgjegjen e çdo lojtari, të cilët duhet ta dinë se ndonjëri mund të luajë më pak ose më shumë, pa pasur asgjë të paracaktuar”.

SKUADËR KAMELEONËSH

Çfarë Milani duhet të presim atëherë? Me siguri një ekip që di të ndryshojë në ndeshje e sipër. Ashtu siç ndodhi për Breshan, Xhampaolo do ta zgjedhë formacionin duke u bazuar në gjendjen e lojtarëve, gatishmërinë, por sidomos në varësi të rivalit. Duke lënë mënjanë ndonjë përjashtim, Milani 2019/20 nuk do të ketë titullarë të paprekshëm.

var 1

E tillë duket edhe skema, e cila gjithsesi mund të marrë një mënyrë tjetër interpretimi në varësi të rezultatit dhe forcave në fushë. 4-3-1-2 është një “çështje” që Xhampaolo nuk dëshiron as ta diskutojë e jo më ta modifikojë, por lojtarët në organikë duken më të përshtatshëm për 4-3-3. Skema në fjalë, përveçse e njohur nga ekipi, duket e duhura edhe për të ardhurit e rinj. 4-5-1 i Empolit parashikonte një mesfushë me tre, ku Benaser ishte regjisor dhe Kruniç luante në krah të tij. Rebiç te Kroacia ka bërë shkëlqyeshëm sulmuesin e krahut dhe 9-shin fals, teksa për Hernandezin e Duarten prapavija me katër lojtarë është më se e njohur.

var 2

Dyshimi i vetëm do të prekte Rafael Leaon që erdhi për të bërë sulmuesin e dytë, por mund ta gjejë veten në zëvendës të Piontekut në majën e sulmit ose alternativë e njërit mes Susos dhe Rebiçit. Eksperimentet do të jenë në rend të ditës, por duke nisur që nga java e ardhshme, pasi kombëtaret dhe eliminatoret e “Euro 2020” i kanë “plaçkitur” Xhampaolos më shumë se gjysmën e organikës (15 lojtarë).

Related posts

Pepe nuk ndryshon, ndërhyrje horror dhe karton i kuq

Sadik.Autor

Real Madrid ndëshkon Juventusin, Ronaldo i papërmbajtshëm (Video)

Sadik.Autor

“ZLATAN KISHTE PARKUAR FERRARIN E TIJ NË…”/ Helena zbulon njohjen e saj me bomberin Ibrahimovic

Delo.autor

Leave a Comment