Sport

TRONDITËSE/ Gjendet e vdekur ish-sportistja kampione, kishte 2 javë që ishte zhdukur (FOTO)

Trupi i skiatores spanjolle, Blanca Fernandez Ochoa, është gjetur në mal, pothuajse dy javë pasi ajo u zhduk.

Trupi i saj u gjet në malin La Penota, afër Cercedilla, nga një oficer që nuk ishte në detyrë.

Në vitin 1992, Fernandez Ochoa u bë gruaja e parë spanjolle që fitoi një medalje në Lojërat Olimpike Dimërore, duke marrë medaljen e bronzit.

Image

56-vjeçarja u pa për herë të fundit më 23 gusht në rrethin Aravaca në periferi të qytetit.

Makina e saj, një Mercedes A-Class, u gjet të dielën. Ndërsa trupi i saj u gjet tre ditë më vonë pas një operacioni masiv kërkimi.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe shkaku i vdekjes së olimpistes.

Related posts

I PAZËVËNDËSUESHËM/ Juventus mendon për rinovimin e lojtarit

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Formacionet zyrtare: Sheriff Tiraspol–Shkëndija, tetovarët kërkojnë historinë

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Turneu nga shtëpia: faqja e famshme “fton” edhe tre shqiptarë ndaj yjeve të Europës!

Delo.autor

Leave a Comment