Futboll Sport

TRAGJEDI NË BRAZIL/ Djali i CAFU vdes duke luajtur FUTBOLL në ditëlindjen e motrës

Danilo, djali i legjendës së Brazilit Cafu, ka vdekur të mërkurën mbrëma si pasojë e një sulmi në zemër teksa po luante futboll në ditëlindjen e motrës, sipas ESPN.

Danilo, 30-vjeçar, ka vdekur nga sulmi në zemër në qytetin jugor Barueri të Sao Paulos.

Ai pësoi sulm në zemër duke luajtur futboll dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku u godit nga një sulm tjetër kardiak, që ka rezultat fatal për të.

Danilo nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit të dytë në zemër dhe si pasojë ka vdekur në spital.

 

Sipas ESPN-së, Danilo po luante një ndeshje futbolli për ditëlindjen e motrës.

Babai i tij, Cafu, është një legjendë e vërtetë në Brazil. Për një kohë të gjatë, ai është vlerësuar si mbrojtësi më i mirë i djathtë në planet.

Cafu ka luajtur për Romën dhe Milanin dhe ka marrë pjesë në katër Kupa të Botës, duke triumfuar dy herë, më 1994 dhe 2002.

Related posts

“DUHET TË BËJ DURIM, POR…”/ Kontrata e Conte-s te Tottenham zgjat 18 muaj, trajneri ka një shpresë

Delo.autor

Zhbllokohet supersfida: Kutrone kalon në avantazh Milanin

Q.Autor

TROFEU MBETET NË MADRID/ Ky është reagimi i REALIT pasi Modric fitoi “Topin e Artë” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment