Futboll Ligue 1 Sport

U TRANSFERUA TEK KAMPIONËT FRANCEZ/ Dëgjoni se çfarë thotë Icardi tani që u largua nga Inter

Mauro Icardi tha se bashkimi me kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain, është një hap i madh, pasi i dha fund makthit të tij tek Interi.

Icardi kaloi nga Interi te PSG-ja në formë huazimi njëvjeçar në ditën e fundit të afatit të transferimeve verore.

Pasi iu hoq shiriti i kapitenit tek Interi sezonin e kaluar dhe u përjashtua nga trajneri i ri Antonio Conte këtë edicion, Icardi fillimisht rinovoi kontratën me zikaltrit deri në vitin 2022, më pas u huazua te PSG-ja.

Sulmuesi argjentinas tha për PSG TV:

“Jam shumë i lumtur, i kënaqur. Është një hap i madh në karrierën time dhe një mundësi e shkëlqyer për t’u bashkuar me një klub të madh si Paris Saint-Germain. Shpresoj të shijoj gjëra të shkëlqyera këtu. Të jesh në gjendje të luash përkrah këtyre lojtarëve shumë të talentuar është mahnitëse. Vendimi ishte i lehtë për t’u marrë. Unë kam ardhur në Paris, sepse kam dashur të luaj me ta”.

Related posts

CHAMPIONS/ Francezët kthehen në avantazh. City proteston, “çmendet” Garcia (VIDEO)

Delo.autor

Edhe 2 gola të shpejtë në ndeshjen Liverpool – West Ham

Q.Autor

FRIKA NGA TËRMETI/ Futbollisti maqedonas “divorcohet” me Kukësin! Largohet me familjen dhe kërkon…

Delo.autor

Leave a Comment