Futboll Premier League Sport

VAZHDON SERINË E FITOREVE RADHAZI/ Liverpool nuk ndalet, por as Manchester City nuk do të dorëzohet (VIDEO)

Liverpool nuk ka ndërmend të ndalë serinë rekord të fitoreve në Premier League, duke hedhur një tjetër hap të sigurt drejt misionit për titullin kampion. Edhe kur nuk është në ditën e saj më të mirë, skuadra e Jurgen Klopp arrin të fitojë, siç ndodhi në transfertën e fundit kundër Sheffield United, ku “Reds” morën maksimumin falë golit të vetëm të shënuar nga Wijnaldum.

Ky ishte suksesi i shtatë në po aq ndeshje të luajtura në këtë sezon të kampionatit anglez që i lejon Liverpool të ruajë vendin e parë dhe diferencën prej pesë pikësh me ndjekësit më të afërt dhe rivalët kryesorë në garën për titull të Manchester City.

Liverpoooooool

Kampionët në fuqi të Anglisë, u përgjigjën nga distanca me fitoren 3-1 në transfertën kundër Everton. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për të besuarit e Guardiolës, pas asaj humbje të rëndë ndaj Norwich, që e largoi nga kryesuesit.

Fundjava e Premier League i lejon Leister të kthejë në mëndje përrallën e tre viteve më parë.

“Dhelprat” janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes pasi fitores së thellë 5-0 kundër Newscastle, por gjithsesi janë të vetëdijshëm për shanset e tyre, duke parë ecurinë e Liverpool dhe Manchester City. Te fitorja janë kthyer Tottenham dhe Chelsea.

Spurs qetësojnë pankinën e Pochettino me tri pikët e marra pas suksesit 2-1 në shtëpi kundër Southampton.

Frymëmarrje edhe për Frank Lampard në drejtim të Bluve të Londrës, që në “Stanford Bridge” mundën 2-0 Brighton për të kaprëcyer disa vende në renditjen e përgjithshme.

Related posts

“LENGLE MË TËRHOQI KUR DO TË GODISJA”/ Sergio Ramos: Penallti e pastër, Barcelona vuan kur…

Delo.autor

BASKETBOLL/ Barcelona humbje e papritur në shtëpi, CSKA Moskë kryeson e vetme Euroleague

Delo.autor

I HUMBI QENI 2 VITE MË PARË/ Gjykata detyron Sturridge t’i paguajë 30 mijë dollarë atij që ia gjeti

Delo.autor

Leave a Comment