Futboll Sport

PRITET NJË TAKIM I RI/ Milani mund ta mbyllë marrëveshjen për Jasharin për 35 milionë euro

Milani do të duhet të ketë durim, por mbi të gjitha me shumë diplomaci për të qenë në gjendje ta rrëmbejë Ardon Jasharin nga Klub Bryzh.united-states-v-switzerland-international-friendly-1-scaledSipas asaj që raportoi “Corriere dello Sport”, Alegri e ka identifikuar mesfushorin me origjinë shqiptare dhe e konsideron atë një përparësi, duke qenë se ka marrë reagime pozitive nga të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Një takim i ri midis palëve është planifikuar: përshtypja është se marrëveshja mund të mbyllet për 35 milionë euro, domethënë, në gjysmën e rrugës midis ofertës së kuqezinjve dhe kërkesës së belgëve.

Ndërkohë, Jashari ka bërë të ditur se dëshiron të largohet dhe se po e konsideron vetëm Milanin si destinacionin e tij të radhës. Edhe përfshirja e Borusia Dortmund u pengua nga lojtari dhe kjo i jep forcë të madhe Igli Tares, i cili do ta përmirësojë propozimin ekonomik në orët e ardhshme. Shpresa është që të mbyllet brenda pak ditësh dhe të mos pritet gjithë verën.

Related posts

GJATË CEREMONISË PËR LUFTËN KUNDË RACIZMIT/ Sterling tallet me rivalin: Askush s’do ta donte një gjë të tillë…

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ “NOTORIOUS”/ Poirier thumbon McGregor: Triologjia një “déjà vu” e duelit të fundit

Delo.autor

SHQIPËRI-SERBI/ Informacion për publikun në lidhje me procesin e shitjes së biletave

F.autor

Leave a Comment