Ekskluzive Futboll La Liga Sport

VETËM 9 DITË AKTIV NË KËTË SEZON/ Fillimi më i keq i Messit në karrierën e tij

Lionel Messi po kalon fillimin më të keq të një sezoni të karrierës së tij, jo për shfaqjet e tij në fushë, por për mungesën e pjesëmarrjes së tij për shkak të dëmtimit.

Kapiteni i Barcelonës ka qenë i aftë për vetëm nëntë ditë gjatë sezonit dhe humbi pothuajse të gjithë para-sezonin me një problem në kyçin e këmbës.

Tani, “Pleshti” është duke pritur të shohë shkallën e dëmeve që pësoi në kofshën e tij gjatë fitores së Barcelonës ndaj Villarreal.

Ai dëmtim që mori gjatë verës e la atë të ulur në stol në turneun e Barcelonës në Shtetet e Bashkuara, si dhe në katër ndeshjet e para të sezonit të ri në La Liga .

Argjentinasi bëri rikthimin e tij kundër Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve, pasi kishte kaluar 42 ditë pa luajtur në fushën e blertë.

Leo ishte një zëvendësues i pjesës së dytë kundër Granada dhe u zëvendësua me dëshirën e tij në gjysmën e kohës së mbetur të takimit me Villarreal.

Messi me siguri nuk do të jetë i aftë të përballet me Getafen të Shtunën.

Sidoqoftë, pavarësisht se ky ishte fillimi më i keq i një sezoni të karrierës së tij, sulmuesi ka pësuar dëmtime më të konsiderueshme.

Një shputë e thyer gjatë sezonit 2006/07 pa që Messi të humbasë 87 ditë, kishte kaluar më shumë se 50 ditë jashtë për lëndime gjatë sezonit 2005/06, 2013/14 dhe 2015/16.

Ky pengesë e fundit do të thotë se do të duhet të presim pak më gjatë për të parë MSG (Messi, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann) të luajnë së bashku rregullisht.

AlpeSport.Al

Related posts

E BUJSHME/ Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, sulmuesi Bregu arrin akordin me klubin e Ligës së Parë…

Delo.autor

SKËNDERBEU I RI/ Zbardhet takimi mes drejtuesve, Takaj do garanci financiare nga…

Delo.autor

Totti: Messi është më i miri në botë, por mos i tregoni Ronaldos

Q.Autor

Leave a Comment