Futboll Shqipëri Sport

DUELI ME TIRANËN/ Daja: Memës i uroj suksese pas kësaj jave, vendoset nga…

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, foli para ndeshjes me Tiranën, që është kryesfida e javës së 9. Një takim interesant dhe për faktin se në krye të bardhebluve është Ardian Mema. Një emër që njihet mirë nga numri një i stolit vlonjat, pasi ishte ndihmësi i tij te Flamurtarit. Tani do të jenë përballë, por Daja mendon vetëm se si të mposhtë bardheblutë. Të paktën këtë tha nga konferenca për shtyp e organizuar para ndeshjes me 24 herë kampionët e vendit.

“Ndeshja Flamurtari-Tirana ka qenë gjithmonë një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar në fushë. Ndeshja e radhës do të jetë e njëjtë, pasi të dy ekipet kanë cilësi brenda, por kanë paraqitur edhe oshilacione. Do jetë ndeshje e fortë në mesin e fushës dhe do të vendoset nga episode. Ekipi që do të ketë më shumë qendrueshmëri mentale do të jetë më afër fitores. Ne na duhet të kthehemi te triumfi për ta mbyllur fazën e parë me rezultat pozitiv për të qenë më afër objektivave që i kemi dhënë vetes. Dua t’i uroj kolegut Mema suksese, por sigurisht pas kësaj jave”.

Daja mendon se në sfidën ndaj bardhebluve nuk lejohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores. “Nuk pranohet asnjë rezultat tjetër përveçse fitores, pavarësisht se ndeshja i ka të 3 rezultatet brenda. Duhet të menaxhojmë mirë emocionet që të mos kemi ankth të shtuar më tepër se duhet. Presim dhe mbështetjen e tifozëve. Duhet të kthehemi te fitorja, por nuk duhet të jetë mendimi i parë në kokë, pasi mund të na prishë punën që kemi bërë për dy javë”.

Numri një i stolit flet dhe për kontigjentin e lojtarëve. “Nuk dua të flas për formacionin, pasi që nga fillimi i kampionatit nuk kemi qenë asnjëherë me grup të plotë. Kemi hedhur në fushë dhe lojtarë të rinj që nga moshat 17 deri në 20 vjeç. Me kontigjentin që kemi në dispozicion besojmë se do ta përballojmë me sukses ndeshjen e nesërme”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Debrecen-Kukësi. Rezultati 2-0

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ Klinsmann i thur elozhe yllit të Milan-it: Ai është një fenomen, jep maksimumin

Delo.autor

SPEKTAKËL NË MADRID/ Reali zbavitet me Gironan, dopietë Bellingham

F.autor

Leave a Comment