Futboll Premier League Sport

VIDEOARBITRIMI NË AKUZË/ Premier League, gabime nga “VAR”

Në Angli nuk janë të kënaqur plotësisht për përdorimin e teknologjisë në futboll.

Shefi i arbitrave në kampionatin më të fortë të futbollit në planet e pranoi se nga sistemi VAR pritej më shumë mbi korrigjimin e gabimeve këtë sezon.

Mike Riley, një ish-arbitër i njohur në Premier League dhe në kompeticionet e UEFA-s, tha se të paktën 4 gabime të rëndësishme në ndeshjet e zhvilluara kishin kushtëzuar sfidat.

Dizenjatori i gjyqtarëve në Angli tha se në këto javë të zhvilluara, sistemi VAR duhej të ishte më efikas.

Të paktën dy penallti të dukshme duhej të ishin dhënë në favor të Manchester City-t dhe West Hamit, ndërsa në një tjetër rast, një gol i skuadrës së Newcastle duhej të anulohej për pozicion jashtë loje.

Mike Riley, në një seminar me arbitrat u kujtoi atyre se edhe në raste të tjera kartoni i kuq duhej dhënë menjëherë, si në veprimin e mesfushorit të Leicester City-t, Jouri Tielemans, në 31 gusht.

“Nëse analizojmë të gjitha sfidat, janë marrë në konsideratë 227 raste në Premier League dhe nga të gjitha këto raste kemi ndryshuar 6 vendime fillestare, por duhej të kishim bërë më shumë. Kjo tregon që loja në Angli duhet të bazohet më shumë te arbitrat”, tha ish-gjyqtari i FIFA-s.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Napoli hap dyet për Cavanin, por i vendos kushte

Isa.Autor

MILAN NË ANKTH/ Ylli i ekipit nuk stërvitet dhe rrezikon ndeshjen ndaj Fiorentina

Delo.autor

DËMTIMI I SULMUESIT REBIC/ Pioli zbulon gjendjen e lojtarit: Në qoftë se ai nuk do jetë gati…

Delo.autor

Leave a Comment