Futboll Seria A Sport

“SKUADRA DUHET TË KETË GUXIM TË ËNDËRROJË PËR TITULL”/ Ibrahimovic: COVID-19? Kam patur një dhimbje…

Edhe pse i dëmtuar Zlatan Ibrahimoviç është ende lideri i frymës së skuadrës së Milanit që e mbylli vitin 2020 pa asnjë humbje që nga periudha post karantinë. Gjiganti suedez është intervistuar nga editoriali “7” tek e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, ku është pyetur për Milanin dhe titullin kampion:

Bukur të luash me këtë Milan – “Po, midis djemve të rinj po. Një fushë, dy porta dhe të shohim kush shënon më shumë, pa diferencime sociale, kulturore apo edhe gjeografike.”

I lumtur si më parë – “Jam i lumtur, gjithashtu duhet të bëjmë të lumtur dhe njerëzit.”

Stadiumet bosh – “Vuajmë shumë, por ne duhet të japim një mesazh pozitiv dhe besimi.”

Ku mund të arrijë ky Milan – “Duhet të nisim mirë edhe vitin 2021. Më pas të shohim ndeshje pas ndeshje. Duhet të kemi ‘uri’ çdo ditë, gjithmonë në çdo moment. Çdo gjë e kryer deri më tani nuk na intereson, çdo herë duhet të tregoj se kush jam.”

Titulli kampion – “Skuadra duhet të ketë kurajë që të ëndërrojë. Dhe unë them se mundet dhe duhet bërë akoma e më shumë.”

E ardhmja – “Do të vazhdoj deri atëherë kur do të mund të bëj atë që po bëj aktualisht.”

Koronavirusi – “Është diçka që ka prekur të gjithë botën. Është një tragjedi. Një dhimbje koke jo të dhimbshme por e bezdisshme dhe më pas humba shijen. Isha çdo ditë në shtëpi, i nxehur pasi nuk mundja dot të dilja dhe të stërvitesha mirë.”

Milani – “Ndihem shumë mirë si në shtëpinë time. Janë ditë të kënaqshme, këtu funksionon në perfeksion.”

Milani përgjithmonë – “Vazhdoj të them se ndihem mirë, por do të shohim. Jeta vazhdon përpara dhe nuk i dihet se çfarë ndodh. Nuk e kam këtë ego gjigante që të them se do të vendos vetëm unë. Familja ime është mbi gjithçka.”

Champions – “Kush nuk do t’a pëlqente.”

Related posts

FITOI CHAMPIONS-in/ Volejbollistja seksi puthje të nxehta në parket me partnerin (FOTO)

F.autor

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Trajneri Klopp: “Qytetarët” mbeten skuadra më e mirë në Europë

Delo.autor

PROBLEME PËR TRAJNERIN PIOLI/ Ylli i Milan largohet nga qendra stërvitore me paterica

Delo.autor

Leave a Comment