Futboll La Liga Sport

RIKONFIRMON FORMËN E MIRË NDAJ OSASUANAS/ Shkëlqimi i Realit vjen nga Brazili

Real Madrid rikonfirmon formën e mirë në La Liga, pasi këtë të mërkurë ka fituar me rezultatin 2-0 sfidën përballë Osasuna, e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit.

Një ndeshje që në fakt është vendosur në mënyrë specifike nga shkëlqimi i dyshes braziliane, Vinicius Junior dhe Rodrygo, ndërkohë që serbi Jovic ka dështuar në më shumë se dy raste, madje duke u kthyer protagonist edhe në një gol të realizuar, por më pas të anuluar nga VAR.

Ishte pikërisht Vinicius Junior ai që i dha epërsinë madrilenëve në të 36’ me një gjuajtje perfekte pas asistim të Kroos, mbase i ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i topit nga kundërshtari. Ky ishte goli i parë që realizonte braziliani që prej 2 shkurtit të këtij viti, nga ndeshja ndaj Deportivo Alaves, kur Real fitonte 3-0.

Edhe pjesa e dytë, veç zhgënjimit të serbit Jovic, ka servir edhe një herë formën e mirë të brazilianëve të Realit. Vetëm 1 minutë pas aktivizimit në fushë si zëvendësues i Vinicius Junior, bashkëkombasi i tij, Rodrygo, në prekjen e parë të topit, ka ndërmarrë një aksion personal, të finalizuar me gol, 2-0.

Rezultat ky i mbetur i pandryshuar deri në përfundimin e ndeshjes. Pas javës së 6-të, Real Madrid kryeson klasifikimin e La Liga, në kuotën e 14 pikëve, 1 më shumë se rivalët e Atletico Madrid, me të cilët do të ndeshet në fundjavë në derbin e Madridit, si dhe 4 pikë më shumë se Barcelona e vendit të pestë.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË DILEMË/ Garë e fortë për Coutinho, “Special One” i prish punë dy klubeve rivale

Delo.autor

E PAPRITUR/ Nuk grumbullohet për ndeshjen, ish-futbollisti i Shqipërisë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

MJAFTON 1 MINUTË/ Shikoni si Barcelona e pëson falë një gafe në mbrojtje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment