Futboll Kosova Sport

VIJON SEANCAT STËRVITORE PËR SFIDËN NDAJ ÇEKISË/ “Shpresat” me atmosferë të shkëlqyeshme, Samir Ujkani e Aliti besojnë tek…

Kombëtarja e Kosovës po vijon seancat stërvitore në prag të ndeshjeve për kualifikimet Euro 2020 kundër Çekisë më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe kundër Anglisë, më 10 shtator në Southampton.

Në stërvitje trajneri Bernard Challandes kishte në shërbim të gjithë futbollistët që ka grumbulluae për këto dy takime shumë të rëndësishme.

Dardanët punuan me intensitet të lartë, ndërsa atmosfera në ekip është shumë e mirë.

Gjendja e të gjithë futbollistëve është shumë e mirë dhe fatmirësisht intensitetit e stërvitjese kanë kaluar pa problem që të gjithë.

Në konferencë për media u paraqitën portieri Samir Ujkani dhe mbrojtësi Fidan Aliti, të cilët shprehën entuziazmin e tyre për këto dy ndeshje, teksa e vlerësuan Çekinë si rivale shumë të fortë.

“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, pasi Çekia besoj se është kundërshtari më i fortë pas Anglisë dhe e kemi konkurrent direkt për vendin e dytë. Ne duhet të përqendrohemi te loja jonë dhe të vazhdojmë ritmin pozitiv. Ky ekip ka shumë talente dhe niveli i lojtarëve është rritur shumë. Kemi mungesa të shumta, por do të japim maksimumin për të kompensuar mungesën e tyre”, ka theksuar Ujkani, i cili po ashtu u shpreh i lumtur që është kthyer në Serie A, pasi dje e ka nënshkruar kontratën me Torinon.

Ndërkohë, Fidan Aliti  vlerësoi rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve, derisa theksoi se duhet të kenë kujdes në repartin e mbrojtjes dhe të shmangin ndërprerjet në afërsi të zonës.

“Çekia ka shumë eksperiencë dhe lojtarë të mirë në ekip, ndaj i shoh si kundërshtarët tanë direkt për vendin e dytë, ndaj edhe takimi përballë tyre është shumë i rëndësishëm. Megjithatë luajmë në shtëpinë tonë dhe para tifozerisë tonë, ndaj besoj se do të marrim rezultat pozitiv.

Janë lënduar shumë lojtarë, por nuk është problem, pasi të gjithë që janë këtu kanë ardhur për shkak të kualitetit e cilësisë dhe do të jenë të gatshëm të bëjnë më të mirën. Duhet të kemi kujdes në gjuajtje standarde, prandaj nuk duhet t’ua japim rastin gjuajtje nga ndërprerja.

Related posts

Alexis Sánchez nxjerr “mllef” ndaj drejtuesve/ Lojtarë si Vidal i nevojiten Man United

Isa.Autor

NUK “KURSEHET”/ Georgina Rodriguez i bën dhurata luksoze vajzës së Alvaro Moratës (FOTO)

F.autor

EURO 2020/ Shikoni si Bare i jep fund karrierës së yllit të Francës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment