Ekskluzive Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT E MERKATOS/ Juventus ofroi 100 milionë euro plus Dybala për yllin…

Pas mbylljes së merkatos së verës “telenovela” Neymar gjithashtu mori fund, por tani duket se detajet e ofertave të bëra kanë dalë në dritë dhe janë pikerisht nga Juventusi.

Dukej sikur Neymar ishte i destinuar për një rikthim te Barcelona, megjithëse Real Madrid dhe Juventus bënë një ofertë të vonuar.

“BBC” ka zbuluar detaje të ofertave që hynë për Neymar gjatë javëve të fundit të dritares së transferimit.

Juventus u përpoq të joshë Paris Saint-Germain për të shitur Neymar, duke ofruar 100 milion euro plus Paulo Dybala, i cili do të vepronte si zëvendësuesi i yllit brazilian.

Kjo marrëveshje nuk u realizua kurrë për shkak se PSG kërkoi më shumë para, pasi kërkuan të paguajnë shumën e tyre prej 222 milion euro.

Me dëshirën e Neymar për t’u rikthyer në Spanjë, opsioni për t’u bashkuar me Juventusin u zhduk Si rezultat, Dybala është ende te Juventus dhe Neymar, u përpoq të largohej, përfundoi duke qëndruar në Paris dhe për një sezon. /AlpeSport.al

Related posts

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Mike Tyson: Ja pse u riktheva në ring, kam frikë vetëm nga ai

Delo.autor

Nuk arrihet marrëveshja mes UEFA-s dhe Milanit, kuqezinjtë rrezikojnë përjashtimin nga Europa!

Sadik.Autor

ZYRTARE/ James Harden te Cleveland, tronditet tregu i transferimeve në NBA, Garland kalon te Klippers

F.autor

Leave a Comment