Futboll Sport

U NDA NGA JETA DJALI I LEGJENDËS BRAZILIANE/ Kaka shkon t’i japë mbështetje Cafus dhe familjes së tij

Ish lojtari i Milanit dhe brazilit Kaka ishte një ndër të parët që mbërriti në shtëpinë e mikut të tij Cafu për t’i dhënë mbështetje në këto momente tepër të vështira për të. Djali i Cafus u nda nga jeta të mërkurën në mbrëmje. 30 vjeçari Danilo më i madhi i fëmijëve të Cafus humbi jetën pas një ataku kardiak që ai pësoi në një ndeshje futbolli.

Kaka u pa të përqafonte anëtarët e familjes së ish-shokut të tij të kombëtares, pasi trupi i pajetë i Danilo mbërriti në shtëpinë e familjes nga spitali.

Lulet dhe kurorat kanë mbuluar arkivolin e të ndjerit, ndërsa vetë Cafu u mundua të mos e jepte veten. Ai u përpoq ti jepte kurajo pjestarëve të tjerë të familjes, edhe pse zemra i është bërë copë nga humbja e papritur e djalit.

Related posts

SHERRI MASIV BYLIS-LAÇI/ Rrëfehet Bekim Kuli: Si u gjakosa pas tërbimit të Nuabuezes

Delo.autor

I LËSHON SINJALE REAL MADRID/ Mbappe: Zizu dhe Ronaldo model për karrierën, do jetë diçka speciale nëse…

Delo.autor

CUTRONE VAZHDON TË SHFAQË DASHURINË PËR MILAN/ Shikoni çfarë ka bërë së fundmi sulmuesi italian (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment