Futboll Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT E TRANSFERIMEVE/ Ja 7 lojtarë që u shitën dy herë në merkaton e verës

Merkato e verës është mbyllur dhe tani do të shohim sesi do të ambientohen lojtarët e rinj, të gjithë të lumtur për transferimin te skuadra e re. Të gjithë ose pothuajse të gjithë.

Martin Skrtel, për shembull, ka vendosur të largohet nga Atalanta tri javë pasi nënshkroi kontratën. Nostalgjia për “shtëpinë” e tij të re, Stambollin, qyteti ku kishte luajtur në 3 vitet e fundit me Fenerbahce-n, ka qenë shumë e madhe.

Kështu, mbrojtësi sllovak ka përqafuar projektin e Istanbul Basaksehir dhe i ka thënë lamtumirë Bergamos në të njëjtin sesion të merkatos. Dy transferime brenda një kohe të shkurtër, që kanë befasuar tifozët e Atalant-s, por jo vetëm.

Skretel, në fakt, nuk është futbollisti i parë që ndryshon fanellë më shumë se një herë në të njëjtin sesion të merkatos. Më poshtë janë renditur të gjithë paraardhësit e tij.

1 Bernardo Corradi 

Verë 2002. Inter-i vendos t’i besojë Bernardo Corradi-t pas largimit të Ronaldo-s. Një ide qesharake dhe e gabuar, e korrigjuar menjëherë. Sulmuesi i marrë nga Chievo, në fakt, luajti vetëm një ndeshje me zikaltrit para se të përfshihej në operacionin që dërgoi Hernan Crespo-n tek Inter-i.

2 Kevin Prince Boateng 

Lojtari i Fiorentina-s u transferua nga Portsmuth te Genoa në 2010-ën për një shifër të përafërt me 7,5 milionë euro. Por, një muaj e gjysmë më pas, Milan-i shfrytëzoi miqësinë me klubin e Preziosi-tpër ta huazuar me të drejtën e blerjes.

3 Reto Ziegler 

Mbrojtësi zviceran i krahur u transferuar në verën e 2011-ës nga Sampdoria tek Juventus, që e largoi më pas me formulën e huazimit te Fenerbahce.

4 Michael Ciani 

Mbrojtësi francez u largua nga Lazio për të shkuar te Sporting-u në 8 korrikun e 2016 -ës. Lojtari nuk u përshtat me ekipin e ri dhe, ndoshta pasi kuptoi se nuk do të kishte hapësira për të në ekip, vendosi më pak se një muaj më pas të largohej nga Portugalia dhe të transferohej tek Espanyol.

5 Sebastien De Maio 

Nuk është e lehtë të largohesh nga Itali. Nxehtësia e njerëzve, ushqimi i mrekullueshëm dhe pasioni për futbollin nuk mund të zëvendësohen. Kjo është arsyeja pse De Maio, i shitur tek Anderlecht më 6 korrikun e 2016-ës, u kthye në Itali vetëm një muaj e gjysmë më mbrapa. Arsyeja? Një sherr me trajnerin e asaj kohe të skuadrës belge.

6 Caner Erkin 

E mbani mend Canier Erkin, mbrojtësi më i fortë i krahut i Inter-it? Jo? Normale. Turku, në fakt, u transferua në Milano me kosto zero, por Frank de Boer, i pakënaqur nga paraqitjet e tija në stërvitje, vendosi ta huazonte te Besiktas në ditën e fundit të merkatos.

7 Leandro Castan 

I fundit, por jo për nga rëndësia, është Leandro Castan. Mbrojtësi brazilian u shit nga Roma te Sampdoria në muajin korrik. Giampaolo, trajneri i Samp-it në atë kohë, nuk e konsideronte titullar. Për këtë arsye braziliani vendosi, vetëm një muaj më pas, që të transferohej te Torino me formulën e huazimit. Një zgjedhje që, gjithsesi, nuk rezultoi e goditur.

Related posts

Tërhiqet braziliani: Karriera shkëlqyer u njollos nga 7 golat e Gjermanisë

Sadik.Autor

BETJA PËR TITULL ËSHTË E FORTË/ Superkompjuteri bën parashikimin, zbuloni ekipin fitues të Premier

Delo.autor

Çudi në Kiev. Tifozët paguajnë çmime të kripura, por në stadium nuk shohin dot finalen (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment