Futboll Sport

KOKAINA I SHKATËRROI KARRIERËN/ Ish-bomberi italian gati të kthehet në fushë në moshën 47-vjeçare

Në fillim të vitit 2007 Françesko Flaki ishte në rrugën e tij për t’u bërë një legjendë e klubit me skuadrën e Serie A Sampdoria duke shënuar më shumë se 100 gola.

Por jeta e tij ndryshoi pas një ndeshje kundër Interit, më 28 janar 2007, kur testoi pozitivisht për kokainë. Ai u pezullua menjëherë nga çdo aktivitet futbolli dhe përfundimisht u ndalua për dy vjet.

Por ky ishte vetëm fillimi. Dy vjet më vonë, e gjithë karriera e tij përfundoi. Në dhjetor 2009, Flaki doli përsëri pozitiv për kokainë. Ai ishte një shkelës i përsëritur dhe iu dha një ndalim 12-vjeçar, duke i dhënë fund karrierës së tij ne nivele të larta.

Ky nuk ishte i vetmi rast për ish-futbollistin i cili më parë ishte akuzuar dhe për fiksim ndeshjesh pas disa përgjimeve të telefonatave të tij me disa persona të inkriminuar,

Dukej e sigurt që ai nuk do të luante përsëri, por tani, 12 vjet më vonë, Flaki po përgatitet për një rikthim të pamundur. 47-vjeçari po stërvitet me skuadrën e Sinjas, një ekip lokal në Itali dhe shumë shpejt pritet të zbresë në fushën e lojës për t’iu rikthyer dhe një herë kohës së lavdishme.

Related posts

COVID-19/ Asnjë pozitiv në 100 ditë, ja si NBA fitoi betejën me koronavirus

Delo.autor

E BUJSHME/ Pandemia anullon një tjetër garë, “Formula 1” në kërkim të një piste

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mbyllet mbledhja, Premier League vendos për kampionatit. Ja çfarë do të ndodhë

Delo.autor

Leave a Comment