Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZBULOHET FORMACIONI NDAJ FRANCËS/ Edy Reja ribën mesfushën, ja si do të rreshtohen “kuqezitë”

Data 7 shtator e vitit 2014 duhet të shërbejë si një frymëzim për grupin aktual të futbollistëve shqiptarë. Si sot pesë vite më parë, ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi arriti të merrte një fitore historike në transfertën me Portugalinë në nisjen e rrugëtimit për në Europianin 2016.

Krosimi i Odise Roshit dhe perla e Bekim Balajt ishin ato që u dhanë hov kuqezinjve dhe u shtuan besimin për të shpresuar dhe për të ëndërruar kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Pesë vite më vonë, e njëjta datë, e njëjta dëshirë, i njëjti mision, e njëjta vështirësi. Ndryshojnë vetëm disa aktorë (lojtarët, trajneri) dhe kundërshtari.

Asgjë nuk është e pamundur, prandaj në Francë, Shqipëria mund ta përsëritë të njëjtën histori si në 7 shtatorin e vitit 2014. Në majën e sulmit do të jetë sërish ai, Bekim Balaj, ndërsa njeriu-asist, Roshi, do ta nisë nga stoli.

TITULLARËT – Stërvitja e fundit në “Stade de France” ka shkuar sipas parashikimeve për trajnerin kuqezi. Tashmë Edi Reja ka lënë pas thuajse të gjitha dilemat, duke filluar nga porta deri në majën e sulmit. Edhe dyshimet për gjendjen e Sokol Cikalleshit janë shuar, pasi sulmuesi kavajas ka shfaqur një formë të mirë në seancën e fundit, duke lënë pas problemet fizike. “Panorama Sport” mëson se Reja është bindur për të hedhur pesë lojtarë mbrojtës të mirëfilltë që nga minuta e parë.formacioni

Ndërkohë, balotazhin në portë duket se e ka fituar Thomas Strakosha. Numri një i Lacios do të ulë në stol Etrit Berishën, i cili në fakt po kalon një formë të mirë në javët e para të kampionatit italian me SPAL-in. Sa i përket mbrojtjes, krahët do të mbulohen nga Hysaj dhe Binaku, ndërsa treshja e qendrës do të jetë me Ismajlin, Mavrajn dhe Gjimshitin.

Në mesfushë do të ketë më shumë muskuj, tek sa do të luajnë për herë të parë së bashku në një ndeshje të Kombëtares: Abrashi, Bare dhe Ramadani. Sa i përket sulmit, Reja duket i vendosur për Balajn dhe Uzunin, por nuk përjashtohet mundësia që beratasi ta nisë nga stoli dhe në vend të tij të luajë Cikalleshi.

Related posts

U largua befasisht/ Zbuloni 10 rekordet historike të Zidanes si trajner i Realit

Sadik.Autor

RENNES-ARSENAL/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, autogol

Delo.autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Messi-Lewandowski, duel pa mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”

Delo.autor

Leave a Comment