Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Çeki-Kosovë, vendasit në avantazh

Do të luhet në orën 20:45, ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

“Dardanët” në këtë ndeshje duan vetëm fitore, që të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Çekia ndodhet në vendin e dytë të grupit me 12 pikë, ndërsa Kosova në vendin e tretë me një pikë më pak.

Vetë renditja tregon rëndësinë e kësaj ndeshje për të dyja kombëtaret.

 

LIVE| ÇEKI-KOSOVË 2-1

KOMENTI LIVE:

54′ Çekia është shtangur nga goli dhe po gabon më shumë. Kosova deri tashmë ka në dorë atë që i duhet.

50′ GOOOLLLLL Nuhiu gjen rrugën e rrjetës me kokë, dardanët shpërthejnë në festë.

48′ Rast i mirë për Kosovën, Rrahmani godet jashtë zone, por topi shkon jashtë.

46′ Nis pjesa e dytë me zëvendësim për Kosovën. Halimi futet në lojë, del Rashkaj që kishte karton të verdhë.

Përfundon pjesa e parë!

45′ Rashkaj shkakton sërish faull dhe “flirton” me kartonin e dytë të verdhë. Ndërkohë i katërti akordon një minutë shtesë.

43′ Vojvoda pas një kontakti me kundërshtarin gjakoset në hundë dhe merr ndihmën mjekësore.

41′ Loja barazpeshohet disi, por Kosova nuk ka shumë forcë të shtyjë në sulm.

35′ Kosova fiton një goditje dënimi, harkon Berisha, por çekët largojnë në goditje këndi, e cila nuk sjelle rrezik

31′ Roki tregohet “bujar” me kartonët. Nuhiu i radhës që ndëshkohet.

30′ Baril ndëshkohet me karton të verdhë, i pari nga Çekia.

28′ Kosova shkëmben disa pasa në mesfushë, por Çekia fiton topin dhe del në kundërsulm.

24′ Goditje e rrezikshme nga Çekia nga faulli. Muriç ndërhyn dhe largon topin në goditje këndi, pas tentativës së Janktos. Sërish Muri pas një gjuatje me kokë bëhet shpëtimtari i Kosovës. Momente të mira të çekëve.

23′ Karton i dytë i verdhë për Kosovën, Roki ndëshkon Alitin.

22′ Krosim në zonë nga çekët, Muriç bllokon dhe largon rrezikun.

19′ Rast i shkëlqyer për Çekinë, Kufal godet me të majtë brenda zonës, por topi shkon shumë pranë tranversës.

17′ Kosova tenton të dalë në kundërsulm, por dardanët gabojnë në pasime.

14′ Lojë e ashpër nga Rashkaj, i cili shkakton faull në mesin e fushës dhe ndëshkohet me të verdhë nga gjyqtari italian Roki.

12′ Çekia vazhdon të dominoj, por Kosova nis të fitoj disa metra në fushë.

7′  Pritje spektakolare nga Aron Muriç, pas goditjes me kokë të Krmençik.

5′ Çekia nis të posedojë topin dhe fiton një goditje këndi. Jankto godet me të majtë Jankto spastron.

3′ Kosova tenton të dalë në sulm, por çekët bllokojnë aksionin e “dardanëve”.

1′ Starton sfida!

 

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA: Vaçlik, Celustka, Brabec, Koufal, Darida, Krmençik, Masopust, Jankto, Souçek, Boril, Kral.

KOSOVA: Muriç, Hadërgjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Rashkaj, Berisha, Celina, Kololli, Rashica, Nuhiu.

formacionet zyrtare

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Leonardo siguron blerjen e parë me yllin brazilian…

Delo.autor

PO MAHNITË NË HOLANDË/ Chelsea “piketon” talentin brazilian të Ajaxit

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Vllaznia. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment