Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZHGËNJIM NË DERBIN E STAMBOLLIT/ Muriqi e mbyll i gjakosur (VIDEO)

Galatasaray dhe Fenerbahce janë ndarë në barazim 0-0 në “Turk Telekom Arena”, i tejmbushur nga tifozët e skuadrës së “Luanëve”, por që u larguan pa parë asnjë gol.

Një ndeshje e shoqëruar me tension dhe disa mundësi për të shënuar, por pa konkretizime nga të dyja skuadrat.

Ishte ngritur një duel i madh, që para se kjo sfidë të fillonte. Vedat Muriqi u personifikua si rivali i një sulmuesi të madh, siç është Radamel Falcao. Gjithsesi të dy nuk arritën të gëzojnë tifozët e tyre, madje sulmuesi kosovar pësoi një goditje në kokë, duke i shkaktuar gjakderdhje, për këtë u detyrua të luajë pjesën tjetër të ndeshjes me kokë të fashuar.

Aktualisht Fenerbahce renditet në vend të dytë me 11 pikë, ndërsa Galatasaray në të pestin me 9 pikë, pas 6 javës të Superligës turke.

Related posts

“LUFTA E TË PASURVE”/ Në Francë dhe Angli shpërthejnë kundër Superligës Europiane

F.autor

E PABESUESHME/ Julian Draxler: Kurrë s’kam parë një lojtar në nivelin e…

Isa.Autor

MË SEXY SE KURRË/ Njihuni me Monica Gunnella, tifozen “bombastike” të Lazios

F.autor

Leave a Comment