Futboll Sport

Pas SUPERGOLIT ndaj Serbisë, Shaqirin e pret një KLUB I MADH

Goli i shënuar ndaj Serbisë një natë më parë e fut Xherdan Shaqirin në një grup ekskluziv lojtarësh që kanë shënuar në tre kompeticionet e fundit të mëdha, Botërorin 2014, Euro 2016 dhe Botërorin rus. Janë vetëm 3 futbollistë që e kanë realizuar këtë arritje, Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku dhe Shaqiri.

4 vjet më parë Shaqiri shënoi 3 gola në ndeshjen e grupit kundër Hondurasit, ndërsa në Europian realizoi golin e barazimit 1-1 me Poloninë, për ta mbyllur me golin e fitores ndaj Serbisë, që i jep shpresa të mëdha Zvicrës për të kaluar grupin.

Por përtej lavdërimeve dhe komenteve pafund që ka marrë në medie të ndryshme dhe rrjetet sociale, në Angli janë të sigurt se menjëherë pas Kupës së Botës Shaqirin e pret Liverpool. Madje edhe kompanitë e basteve e shohin si thuajse të mbyllur këtë kalim, sa që e kanë ulur në maksimum koefiçentin.

Sipas të gjitha gjasave, Liverpool ka zgjedhur pikërisht Shaqirin për të zëvnedësuar Philippe Coutinhon që u largua në janar për te Barcelona dhe ai është lojtari numër 1 i shënjestruar nga Jurgen Klopp sidomos pas dështimit të blerjes së Nabil Fekir nga Lyon.

26-vjeçari e ka thënë disa herë që Premier League do të ishte zgjedhja e parë për të, pasi me Stoke Cityn në kategorinë e dytë do të largohet përfundimisht nga klubi për një aventurë të re.

Related posts

Zbulohet “gjenialiteti” i MESSIT/ Shikojeni si stërvitej “PLESHTI” tek Barcelona

Isa.Autor

MAVRAJ DHE ELSEID HYSAJ NUK JANË NË DISPOZICION/ Ja kush do të marrë shiritin e kapitenit te Kombëtarja

Delo.autor

ZYRTARE/ Largim me peshë, mbyll bashkëpunimin me Partizanin mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment