Futboll Sport

300 MILION EURO DHE AKORD I RI/ Juventusi gjen paratë për super goditjen e radhës

Klubi i Juventusit më i pasur se kurrë! Vijnë para të freskëta dhe të rëndësishme që do të mbushin arkat bardhezi.

Zyrtar akordi, për dy vjet (e vlefshme për sezonin 2019-2020 dhe 2020-2021) me Jeep, që është edhe pjesë e familjes Elkaan. Një sponsorizim i rëndësishëm që do t’i garantojë klubit një shifër të barabartë me 25 mln euro.

Para që do të investohen në merkato, për të kërkuar një talent të ri që, në të ardhmen, të marrë vendin e Cristiano Ronaldos, por ndoshta edhe për të provuar një tjetër goditje të madhe.

Sakaq, Asambleja e Ortakëve, që u mblodh në Torino sot, ka aprovuar bilancin e 30 qershorit 2019, që është mbyllur me humbje 39,9 mln euro (humbje 19.2 mln euro në bilancin e sezonit 2017-208), që është mbuluar, duke qenë se është aprovuar edhe një rritje kapitali prej 300 mln eurosh deri në 30 shtator 2020./ telesport

Related posts

“KËRCËNON” MANCHESTER UNITED/ Ronaldo: Nuk pranoj të luaj për vendin e gjashtë apo të shtatë

Delo.autor

Juventus-Young Boys/ E pabesueshme çfarë po bën sot Dybala, vendos një REKORD (VIDEO)

Isa.Autor

Deklaratat e OZILIT/ KROOS e godet keq me fjalët e tij për RACIZMIN GJERMAN

Isa.Autor

Leave a Comment