Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“ARENA KOMBËTARE” DREJT PËRFUNDIMIT/ Flet Presidenti Duka: Është një objekt që nuk do luhet vetëm futboll. Kulla, një simbol… (VIDEO)

Kanë mbetur edhe pak ditë nga inagurimi i shumëpritur i “Arenës Kombëtare”. Në një intervistë për emisionin “Ora e Tiranës”, të moderatores, Fjoralba Ponari, presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zbuluar disa detaje tepër të rëndësishme në lidhje me impiantin modern që është drejt përfundimit.

Kreu i FSHF-së nuk ka nguruar të flasë edhe për të ardhmen e trajnerit Edi Reja si dhe për ecurinë e ekipit Kombëtar, duke u shprehur:

“Hyrja e stadiumit nuk ka ndryshuar, është siç ka qenë në vitin 1939-të. Brenda hyrjes gjithçka ka ndryshuar. Kemi nisur një proçes për të komericalizuar emrin e stadiumit. Një eksperiencë botërore. Nëse do isha unë i anketuar, apo i një fushe tjetër, do të thoja pse jo t’i vija një emër të një futbollisti apo një politikani. Ky stadium do financa për t’u mirëmbajtur. Nëse dikush financon, do isha dakord që të bënim një anket për emrin. Ky është stadium që pret një emër.

Është një objekt që jo vetëm do luhet futboll, por do të vizitohet edhe nga turistë të ndryshëm. Është një muze me historinë e Tiranës. Në pjesën e poshtme, nëpërmjet nënkalimit, futen sportistët dhe pjesa organizative e ndeshjes.

Ka një paradhomë, si mencë, në të cilën futbollistët mund të hana, para ndeshjes, ose pas ndeshjes. Do ketë dhoma masazhi për futbollistët, dhomë akulli për rikuperim.

Sa ju ka bindur Reja?

Edi Reja ka një eksperiencë shumë vjeçare, më shumë se 1000 ndeshje. Që është një ekspert i mirë kjo nuk diskutohet. Në futboll duhet dhe fat. Rezultati me Islandën na dha pozitivitet. Mendoj që është trajneri i duhur për ta ndihmuar Shqipërinë dhe për të bërë një rinovim të mirë, për të qenë pretendent në National Ligue dhe në eliminatoret e Botërorit.

Si do të jenë çmimet e biletave?

Afërsisht të njëjta siç kanë qenë edhe më përpara. Sipas rëndësisë së ndeshjes. Pak a shumë të njëjta siç kanë qenë në Elbasan apo në Shkodër.

Tribuna VIP ka më shumë se 1000 vende. Në katin e tretë janë mediat dhe salla VIP. Ka pasur shumë komente dhe do ketë për kullën. Ne me shumë pak mundësi kemi një stadium të bukur. Kulla më duket një objekt i bukur dhe një simbol që të orienton te stadiumi. Nëse nuk do kishte një biznes, ishte e vështirë të kishte një stadium.

Hyrjet dhe stolat janë komode. Ka sheshpushime mes kateve. Hyrjet janë elektronike. Kontrolli i sigurisë është nivel i lartë. Një gjë e veçantë e këtij stadium është që asnjë spectator nuk mund të laget nga shiu, në asnjë lloj ere apo furtune.  Në tribunën VIP streha nuk është në të njëjtin nivel.

Çfarë duhet të presim nga Kombëtarja?

Të gjitha këto gjërat bëhen për Kombëtaren. Për një gjë jam shumë i sigurtë, që ekipi jep maksimumin, e bën me dëshirë këtë punë. Shumë Kombëtare të tjera kanë vështirësi motivuese. Futbollistët tanë mërziten nëse nuk i fton. Grupi jonë është i vështirë. Rezultati negative me Turqinë mund të na paralizojë. Është e vështirë të jemi pjesë e Europianit. Do ti luajmë shanset deri në fund. Edhe Andorra dhe Moldavia do të bëjnë maksimumin deri në ditën e fundit, edhe ne do të bëjmë maksimumin.

A do të jetë stadiumi i hapur me Francën?

Të dyja ndeshjes me Andorrën dhe Francën do të luhet në këtë stadium. Besoj deri në atë kohë do të ketë dhe një emër. Do të ketë një ceremoni madhështore. Do të jetë dhe president ii UEFA-s dhe FIFA-s. Do të ketë një festë.

Related posts

U fut në fushë i armatosur, vjen reagimi i parë i presidentit të PAOK-ut

Q.Autor

Kovac lavdëron “sulmuesin e klasit botëror” dhe Jupp Heynckes për Superkupën

Sadik.Autor

FRIKA E RIKTHIMIT TË RONALDOS NË PREMIER LEAGUE/ Ronaldo mbi incidentin e famshëm me Rooney

Isa.Autor

Leave a Comment