Futboll Kategoria Superiore Sport

PRAPASKENAT E INCIDENTIT NË DERBI/ Pezullohet drejtori dhe disa puntorë të stadiumit, ja reagimi i Policisë së Shtetit

Ngjarjet në derbi e detyrojnë presidentin e Tiranës, Refik Halili, të pezullojë nga puna drejtorin e stadiumit, Ksenofon Haskoçela, dhe disa punonjës të këtij impianti. Presidenti ka vendosur kështu, derisa të sqarohet situata nga ana e policisë dhe të saktësohet përgjegjësia e gjithsecilit në klubin bardheblu.

Pozicioni i tyre lidhet me ngjarjet e ndodhura ditën e diel para takimit mes Tiranës dhe Partizanit, ngjarjet që pritet të zbulohen nga Policia e Tiranës.

SQARIMET – Kanë qenë ditë të vështira për të gjithë në klubin bardheblu. Që nga presidenti e deri te punëtorët, të gjithë kanë dhënë shpjegime në Policinë e Tiranës. Kjo e fundit ka sekuestruar pamjet filmike dhe çdo provë tjetër të gjetur në stadium. Burime bëjnë me dije se pamjet filmike tregojnë takime të dy punonjësve të klubit Tirana me tifozët që kanë groposur mjetet piroteknike.

Nga ana tjetër në Policinë e Tiranës kanë dhënë deponime si drejtuesit e Tiranës, drejtori i stadiumit, punonjësit e FSHF-së dhe të kompanisë së sigurisë. Mësohet se për çështjen e gropave ka mospërputhje deklaratash, sepse njëra palë mohon dijeninë, ndërsa drejtori thotë që i ka vënë të gjithë në dijeni. Version ky i konfirmuar nga policia, që po vazhdon punën dhe po kryen edhe ballafaqimet e caktuara në kuadër të zbardhjes së ngjarjes.

SHOQËRIMET – Që prej ditës së diel, policia është në kërkim të disa personave, të cilët kanë organizuar gjithçka në stadium. Mësohet se gjatë këtyre ditëve nga Policia e Tiranës po shoqërohen dhe do të shoqërohen për të dhënë dëshmitë e tyre të gjithë krerët e grupimeve të tifozëve të Tiranës dhe Partizanit.

Të gjithë do të sqarojnë rrethanat, madje duke u vënë në tavolinë edhe fotot e dhunuesve nëse i njohin apo jo. Këto veprime janë ndërmarrë nga policia për të gjetur autorët e hapjes së kanalit dhe gropave për fishekzjarrët. Veprimi i kryer nga disa tifozë të Tiranës, është bërë gjatë natës para derbit.

Related posts

INCIDENT GJATË STËRVITJES/ Momente paniku Napoli, futbollisti “shembet” në tokë

Delo.autor

Surpriza/ Ja kur do të luhet finalja e Kupës së Botës!

Sadik.Autor

SERBËT MBETEN ME “GISHT NË GOJË”/ Xhaka nuk gjobitet, FIFA pranon gjetjen inteligjente të shqiptarit

F.autor

Leave a Comment