Futboll Sport

FUTBOLLISTËT MË TË VLEFSHËM NË BOTË/ Kryeson Bellingham, surprizon Mbappe

CIES, Observatori Ndërkombëtar i Futbollit, ka hartuar listën e 100 futbollistëve më të vlefshëm në botë. Në krye të listës spikat emri i Jude Bellingham, i cili sipas analizave të propozuara vlen 267.5 milionë euro.

Disa milionë më pak kushtojnë Erling Haaland i Manchester City dhe ylli i Realit, Vinicius, të cilët mbyllin podiumin. Megjithatë, Real Madridi “sundon” renditjen, duke qenë se gjigandët e La Liga kanë tre lojtarë nga pesë në total që kalojnë shifrën 200 milionë-she.

Pozicioni i Kylian Mbappe-s është befasues, ndonëse duhet kujtuar se kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm. Pikërisht për këtë arsye ai është “vetëm” i 27-ti, me 106.2 milionë euro vlerë. Asnjë lojtar i Serisë A nuk është në 20 vendet e para, çka tregon rënien në futbollin italian.

Renditja:

Jude Bellingham (Real Madrid) 267,5 milionë euro

Erling Haaland (Man City) 251,2

Vinicius Junior (Real Madrid) 250,3

Rodrygo Goes (Real Madrid) 247,9

Bukayo Saka (Arsenal) 223

Phil Foden (Man City) 195,8

Gavi (Barcellona) 175,4

Julian Alvarez (Man City) 164,7

Jamal Musiala (Bayern) 152,4

Martin Odegaard (Arsenal) 150,6

Related posts

PRITET TË HIDHET NË DISKUTIM/ Ndryshime në rregullat e futbollit, kjo është ideja e re

Delo.autor

Titulli i vitit 2016, KAS/ Vendimi është duke u finalizuar, do të merret në…

Q.Autor

Krahu i djathtë i Materazzit, njihuni me italianin e ri të Superiores

Sadik.Autor

Leave a Comment