Futboll Kategoria Superiore Sport

“BARAZIMI REZULTAT POZITIV NË GJIROKASTËR”/ FLet trajneri Dovedan: Ra ritmi i lojës, na penalizoi…

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, foli ditën e sotme pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Luftëtarit.

Dovedan u shpreh se barazimi ishte një rezultat i drejtë i fushës, ndërkohë që deklaroi se dëmtimi i Guindos e penalizoi disi ekipin, pasi është një lojtar prej të cilit varen në fazën ofensive.

A ishte barazimi rezultati më i drejtë?

Është një rezultat i drejtë barazimi sot.

Keni kontestime për gjyqtarin sot?

Ishte një arbitrim normal. Penalltia për ne ishte e pastër.

U kapët në kundërsulm disa momente. Mund ta bëni favoritin në çdo ekip?

Që në fillim të lojës humbëm Guindon, një nga lojtarët më të fuqishëm në sulm, që tërheq edhe ekipin. Pas kësaj dalje, ra edhe ritmi i lojës sonë.

Ekipi ka varësi nga Guindo?

Sigurisht që në sulm është lojtari kryesor i joni, tek i cili ne varemi.

Related posts

U MOR VENDIMI QË NDESHJET TË LUHEN PA TIFOZË/ Ja lajmi i mirë që jep Milan për tifozët “kuqezi”

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Hapoel, Xhixha godet nga mesi i fushës. Portieri izraelit “shpëton” portën

Delo.autor

ELEMINOI BARCELONËN/ “Bernabeu” ovacione për “vrasësin” e KATALANASVE (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment