Bundesliga Futboll Sport

PAS BAYERN MUNICH/ Autoritetet hapin hetime për trajnerin e klubit të Bundesligës. Ja për çfarë akuzohet…

Vaksinimi ndaj Covid-it është kthyer në çështje në futboll pasi shumë prej lojtarëve e trajnerëve kanë refuzuar të vaksinohem vullnetarisht.

Pas problemeve në skuadrën e Bajernit, një tjetër skuadër e Bundesliga-s është bërë protagoniste. Trajneri i Verder Bremenit, Markus Anfang është vënë nën hetim nga policia pasi dyshohet se ka falsifikuar certifikatën e vaksinimit.

Lajmi ka bërë bujë në Gjermani, ndërsa një fakt të tillë e ka pranuar vetë klubi i Verder Bremenit, por duke theksuar se ka qenë thjeshtë një verifikim pasi tekniku Anfang është vaksinuar ashtu si pjesa tjetër e ekipit.

‘’Të enjten në mbrëmje, u informua se kishte filluar një hetim ndaj trajnerit Markus Anfang për përdorimin e dyshuar të një certifikate vaksinimi të falsifikuar. Në një bisedë personale me klubin, Markus Anfang i hodhi poshtë akuzat dhe e siguroi prerazi se ishte plotësisht i vaksinuar dhe se nuk kishte përdorur një certifikatë vaksinimi të falsifikuar’’, shkruan klubi në rrjetet sociale.

Ndërkohë për këtë rast reagoi dhe vetë tekniku gjerman duke u shprehur: “Ashtu si çdo qytetar tjetër i bëra dy vaksinat i bëra në një qendër zyrtare vaksinimi dhe mora certifikatën përkatëse . Më pas e digjitalizova në farmaci dhe natyrshëm supozova se gjithçka do të ishte në rregull. Shpresoj shumë që çështja të zgjidhet shpejt’’, ishin fjalët e 47-vjeçarit.

Related posts

HISTORIKE NË ANGLI/ Ekipi i kategorisë së gjashtë, hirushja e FA. Eliminon Wigan nga kompeticioni me këtë gol (VIDEO)

Delo.autor

MEDIAT SERBE NË FESTË/ SHAQIRI nuk grumbullohet për ndeshjen në Beograd (FOTO)

Isa.Autor

Rekordi i Kupës së Mbretit që Messi mund ta thyejë kundër Sevillas

Sadik.Autor

Leave a Comment