Futboll Sport

BYLIS NË TELASHE/ Humbet një tjetër TITULLAR përpara sfidës me Tiranën

Skuadra e Bylisit duket se do të humbë një tjetër element të rëndësishëm për lojën e saj në ndeshjen kundër Tiranës pasi një titullar i kësaj skuadre është dëmtuar në stërvitjen e fundit. Sulmuesi shkodran, Eridon Qardaku, në seancën e zhvilluar në mesditë ka ndjerë shqetësime në ligament.

Pas Turabovit që është në kryeqytet dhe ndjek seanca fizioterapie në një klinikë private, si dhe Guindo që ka bërë sot stërvitje individuale, ky kthehet në një shqetësim të madh dhe bën me dhembje koke trajnerin Dovedan i cili duhet të riorganizojë formacionin e tij.

Mbetet për t;u parë se si do të zgjidhet kjo situatë për ballshiotët me kaq mungesa dhe një prej alternativave është ajo e kthimit të Bajramajt në formacionin titullar.

Ndërkohë, pas rikonstruksionit dhe përmirësimit të terrenit, stadiumi është gati dhe nesër pritet që të ketë një numër të madhe tifozësh.

 

Related posts

U “masakrua” ndaj Sevillas, Lewandowski bën postimin e vitit në Instagram

Sadik.Autor

Bayern në avantazh ndaj Dortmund, Boateng shënon supergol (VIDEO)

Q.Autor

Arsenali ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Milanit.

Q.Autor

Leave a Comment