Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Juventus i falet Dybalas, Bayern përmbys grekët. Ringjallet “Los Blancos”

U luajtën mbrëmjen e sotme, disa prej takimeve të treta në grupet e Champions League, ku ekipet e mëdha morën të gjitha fitore.

Me Gjimshitin titullar, Atalanta u mposht 5-1 në fushën e Mançester Sitit, edhe pse kaluan të parët në avantazh, me penalltinë e Malinovskit. Tripleta e Sterling, si dhe dopieta e Agueros, përmbysën gjithçka për ekipin e Guardiolës, që tani e sheh veten me 9 pikë të plota në vendin e parë.

sterling

Juventusi fitoi 2-1 ndaj Lokomotivës së Moskës, por me sa vuajtje. Rusët kaluan në pjesën e parë në avantazh me Malinovskin, por vetëm dopieta e Dibalës në minutat 77 dhe 79, siguroi 3 pikët për bardhezinjtë, që i bashkohen Atletikos në kreun e grupit.

Me përmbysje fitoi edhe Bajerni i Mynihut, në fushën e Olimpiakosit. Grekët shënuan të parët me El Arabin, por që në pjesën e parë Levandovski barazoi shifrat. Në fraksionin e dytë, sërish polaku përmbysi me golin e dytë, ndërsa Toliso shënoi të tretin. Në fund, 2-3 për bavarezët, që numërojnë 9 pikë të plota në grup. Në takimin tjetër, Totenhemi shkatërroi 5-0 Crvena Zvezdën.

myler levandovski

Një rezultat të tillë me 5 gola, arriti edhe PSG në transfertë ndaj Klub Bryzh, ndërkohë që fitore minimale 0-1, arriti Reali i Madridit në transfertën ndaj Gallatasarait. Madrilenët iu falën golit të Toni Kros në pjesën e parë, ndërsa shkojnë në 4 pikë në grup, me PSG që numëron 9 të plota. Më poshtëm rezultatet e plota.

real madrid

 

Related posts

“TRAGJEDI E MADHE”/ Igli Tare flet për mediat italiane pas tërmetit: Do të ndihmoj poppullin tim…

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Boksieri Fury: Ja gjoba e frikshme që do të paguaja po të refuzoja sfidën me Wilder

Delo.autor

VALENCIA-REAL MADRID/ Pas një asisti nga Marcelo, Benzema zhbllokon sfidën me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment