Futboll Sport

DISFATA E KOMBËTARES NË STAMBOLL/ Mungon një karton i kuq për mbrojtësin turk, ja rasti

Një treshe rumune gjykoi dje Turqi-Shqipëri, teksa kryesor ishte Ovidiu Hategan. Dy ishin rastet më flagrante për moviolë gjatë ndeshjes së djeshme. Fillimisht në minutën e 21-të është Bare që rrëzohet në zonë pas duelit me Tufan, por gjyqtari vazhdon lojën.

Vendim i drejtë i rumunit, pasi nuk kemi të bëjmë me penallti. Ndërsa në minutën e 43-të, Ajhan shkakton një faull taktik pas një driblimi të Cikalleshit, që po nisej në kundërsulm.

Cikalleshi

Arbitri vazhdon lojën, por pamjet filmike tregojnë se ka gabuar fatalisht. Duhet akorduar faull dhe ndëshkuar me karton të verdhë mbrojtësi Ajhan, që do të ishte i dyti për të dhe automatikisht me të kuq. Ky rast mund të ndikonte shumë në vazhdimësinë e lojës.

Related posts

BEFASON NEDVED/ Sulmon Marottën pas kalimit tek INTERIT, ai nuk ka qenë KURRË një…

Isa.Autor

Zbulohet lojtari me vlerësimin më të lartë për tre muajt e fundit

Sadik.Autor

Bixente Lizarazu zbulon se për çfarë ka nevojë Bayern për të thyer Real Madridi

Sadik.Autor

Leave a Comment