Futboll Sport

DISFATA NDAJ ÇEKISË/ Nuk do ta besoni, ja sa vite kishte pa u mposhtur Anglia në eliminatore

Anglia mundet në momentin më të bukur të këtij rrugëtimi dhe i jep fund pathyeshmërisë së saj në ndeshjet eliminatore. “Tre Luanët” u mundën 2-1 kundër Çekisë dhe shtyjnë kualifikimin për në Europian për një ndeshje tjetër. Anglezët luajtën shumë mirë, por u larguan pa pikë.

Cekia

14 fitoret radhazi, kualifikimi për në Europian, 43 ndeshjet dhe 10 vitet pa humbje morën fund në stadiumin “Sinobo”. Në Bullgari duhet të fitojnë patjetër, për të mbajtur vendin e parë sepse Çekia ka pikë të barabarta me Anglinë (por me një ndeshje më shumë).

NDESHJA- Nisin në mënyrën më të mirë të mundshme për Anglinë. Në aksionin e parë të rrezikshëm, Boril shkaktoi një penallti kundër Sterling dhe Kejn nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi në avantazh Anglinë. Kapiteni anglez ishte i saktë nga 11-metërshi dhe ka shënuar 9 penallti, rekord i barabartë me atë të Lampardit. Sulmuesi i Totenhemit ka shënuar 7 gola në 5 ndeshjet e këtyre eliminatoreve për Europianin.

Cekia555

Por Çekia u zgjua. Tani nuk ka në skuadër Nedvedin, Kolerin, Roziçkin, Poborskin apo Barosin, por vazhdon të jetë një ekip i fortë dhe i rrezikshëm. Në një goditje këndi Brabec barazoi shumë shpejt shifrat. Ashtu si çekët dhe anglezët krijuan raste pa fund, por rezultati mbeti i pandryshuar deri sa Ondrasek shënoi golin e fitores për Çekinë.

Por a e besoni historinë e këtij lojtari? Është 30 vjeç dhe debutoi ditën e djeshme me kombëtaren e Çekisë duke shënuar gol me prekjen e parë. Kjo ishte humbja e parë për Anglinë që nga viti 2009 kur u mposhtën nga Ukraina. 43 ndeshje pa humbje përfunduan.

KOSOVA- Kjo ndeshje ka pasur interes të veçantë edhe nga Kosova, e cila bën pjesë në grupin e Anglisë dhe Çekisë. Rezultati më i mirë për “Dardanët” do të ishte humbja e Çekisë, në mënyrë që ta parakalonin në rast të një fitoreje kundër Malit të Zi. Por ndodhi e kundërta dhe tani lufta bëhet akoma më e ashpër dhe gara më e fortë në ndeshjet e fundit.

Përfaqësuesja kosovare duhet të bëjë detyrën kundër Malit të Zi dhe pastaj do të luajë një “finale” me Çekinë, e cila tani është më e karikuar dhe me shumë besim. Por nuk duhet të harrojmë që “Dardanët” kanë edhe një shans nga Liga e Kombeve.

Related posts

“NUK DO BËJMË LLOGARI”/ Inzaghi: Inter mes 4 më të mirëve në Europë? Nuk ndodh shpesh…

F.autor

“10 YEAR CHALLENGE”/ “UEFA” tregon lojtarin që nuk ka ndryshuar kurrë (FOTO)

Delo.autor

“PIRLO? MË MIRË TË DIGJET ME IDETË E TIJ”/ Ancelotti: Milan ende larg Inter dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment