Futboll Seria A Sport

DISFATA NË DERBIN E ITALISË/ Flet Conte duke mohuar: Nuk kam nevojë për asnjë hakmarrje…

Për trajnerin e Inter, Antonio Conte ka shkuar trofeu i “Tapiro d’Oro” që jepet nga grupi i famshëm italian i transmetimeve audiovizive “Mediaset”, pas humbjes 1-2 ndaj Juventus. Një disfatë që u hoqi zikaltërve kreun e klasifikimit, por Conte e merr me filozofi, madje duke mohuar edhe çdo ndjenjë hakmarrje ndaj ish-ekipit të tij, Juventus.

“Humbëm, ata u treguan një skuadër më e fortë. Unë nuk kam nevojë për asnjë hakmarrje. Tashmë punojmë për të bërë që gjërat të shkojnë më mirë”, deklaroi Conte, i pyetur nga gazetari i “Mediaset” nëse kishte dëshiruar të ishte Conte i Montecristos përballë bardhezinjve.

Ndërkohë, lidhur me peticionin e tifozëve të “Zonjës së Vjetër” për të hequr yllin dedikuar Contes nga “Hall of Fame” i stadiumit të Juventus, Conte deklaroi: “Ylli kometë? Po po, ata janë djem të rinj”.

Related posts

PO PËRJETON NJË MOMENT TË VEÇANTË/ “Gardiani” Buffon drejt rinovimit, nuk tërhiqet pa thyer rekordin e Ballotta

Delo.autor

DEKLARATA E ISH MJEKUT/ CR7 nuk është atleti më i mirë , ja kush ka aftësi të jashtëzakonshme

Delo.autor

“UNË ISHA PËRGJEGJËS SI TRAJNER”/ Mourinho: E meritova shkarkimin nga Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment