Futboll Gossip Sport

NGA KAMARIERJA TEK VAJZA QË I SHËTISTE QENTË/ Jeta e shthurur e yllit të Realit, që po i kushton shtrenjtë

Thibaut Courtois nuk po gjen paqe që nga momenti që është transferuar te Real Madrid. Vitin e kaluar ishte Keylor Navas që i mori vendin në formacionin titullar. Tani, mes gabimeve dhe vërshëllimave, po detyron Zidane t’i besojë Areola-s.

Ku qëndron problemi? Sipas gazetave spanjolle, problemi e ka bazën te jeta e tij private. Mundo Deportivo ka shpjeguar se kush janë gratë që po tronditin jetën dhe karrierën e Courtois.

MARTA, TË TJERAT DHE… – E para është Marta Dominguez, mamaja e fëmijëve të portierit. Ka qenë pikërisht dëshira për të qenë afër familjes që ka shtyrë portierin të largohet nga Chelsea dhe të kthehet në Madrid, ku disa vite më parë, kur luante tek Atletico, është njohur me Marta-n. Problemi është se në atë moment, jeta sentimentale e portierit nuk ishte edhe aq e thjeshtë.

Gjatë periudhës që ka qenë në Londër, siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo, Courtois është shoqëruar me Jennifer Sanchez, një kamariere të njohur në internet, dhe me Delayne Royle, vajza që kujdesej për qentë e tij kur ai luante te Chelsea. Për ta larguar nga situata të tilla, Marta ka kërkuar me ngulm që ai të kthehej në Madrid.

… ALBA – Dukej se gjithçka do të shkonte mirë, duke parë se në prezantimin e tij me Real-in, Dominiguez ka shkuar bashkë me fëmijët e belgut, duke i dhënë mbështetjen e saj të plotë. Fatkeqësisht, Courtois është kthyer pak muaj më pas në faqet e para të gazetave për një lidhje me prezantuesen Alba Carrillo.

Një histori që nuk lindi në mënyrën më të mirë dhe që u mbyll akoma më keq, mes sherresh dhe akuzash publike të ndërsjella. Një arsye më shumë për të destabilizuar Courtois, i cili duket se nuk ka arritur ta marrë veten nga kjo histori.

Në fund, nga gjitha gratë e shumta të këtyre viteve, ka mbetur vetëm Marta, e cila ka qenë e pranishme bashkë me fëmijët në stadium për derbin kundër Atletico-s. Megjithatë, siç ka thënë disa muaj më parë Sanchez: “Courtois ishte një qejfli femrash dhe besoj se është akoma”.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Diego Costa kërkon tek Atletico Madrid yllin e Chelsea

Isa.Autor

FOTO/ Formacioni i javës në La Liga, zhgënjen Barcelona

Q.Autor

DONNARUMMA LARG MILAN? “Blutë e Londrës” tenton shkëmbimin e “çmendur”!

Delo.autor

Leave a Comment