Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“DO TË NA MUNGOJË HYSAJ”/ Mbrojtësi Gjimshiti optimist: Luajmë më të sigurtë..

I pranishëm në konferencën e sotme për shtyp, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti u shpreh tepër optimist në lidhje me 2 përballjet që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Futbollisti i cili aktivizohet tek Atalanta në Serinë A beson se skuadra i ka shanset për të triumfuar.

Përgatitjet ndaj Turqisë dhe dëmtimi i Hysajt…

I kemi 2 ndeshje shumë të vështira, sidomos kundër Turqisë. Besoj se kemi shanse të vërteta. Në ndeshjen e kaluar kemi bërë gabime individuale. Do ta shikojmë si një shans të ri dhe do të japim maksimumin. Më vjen keq për Hysajn që u lëndua para Kombëtares,  ishte dhe kapiten kur nuk ishte Mërgimi. Besoj  do na mungojë, do luajmë edhe për Elsin.

 Më shumë përgjegjësi…

Kam më shumë se 5 vite që jam këtu. Kam bërë eksperienca të mira dhe të këqija. Do të marr përgjegjësi më të madhe. Do shikojmë përpara.

Diferenca mes skuadrave…

U pa dhe në ndeshjen e fundit me Islandës që u ndryshua diçka. Luajmë më të sigurt. Ka pasur shumë ndryshime në skuadër, jemi mirë me sistemin e ri që luan trajneri Reja. Mund të kemi një shans të vërtetë.

Momenti më i bukur në karrierë…

Mund të them që është një moment shumë i bukur. Gjërat që i kemi arritur me Atalantën dua t’i bëj edhe me Kombëtaren. Vetëbesimin që e kam te Atalanta dua ta transmetoj edhe këtu në ekipin Kombëtar.

Lojtarët e afruar rishtazi…

Sigurisht që janë gati. Bare ka luajtur shumë mirë. Seferin gjithashtu. E kanë përvojën për të luajtur, do ta kenë shansin për ta treguar veten. Do jetë një shans i vërtetë.

Related posts

XAVI KËRKON NJË SULMUES/ Zbulohet oferta që do të bëjë Barcelona brenda fundit të kësaj jave

Delo.autor

PAMJET/ Festoi 40-vjetorin, Ibra i dhuron vetes “bishën” 430 mijë euroshe

Delo.autor

KLUBI AKTUAL I VONON RINOVIMIN/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare i “shkel syrin”… AEK-ut

Delo.autor

Leave a Comment