Futboll La Liga Sport

DO TË PËRBALLET ME INTER/ Flet Griezmann: Është e vështirë kur nuk luan “Pleshti”, por…

Barcelona do të përballet me Interin ditën e nesërme, në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pritet të jetë një ndeshje e bukur, me Barcelonën që duket një skuadër tjetër kur luan në shtëpi dhe, me Interin që kanë treguar një formë shumë të mirë në kampionat këtë sezon të ri. Në prag të kësaj sfide, në konferencë për shtyp ka dalë transferimi i kësaj verë te katalanasit, Antuan Grizman.

Sulmuesi francez shprehet se do të jetë një ndeshje e vështirë, por ata do të hynë në fushë vetëm për tre pikët: “Ndeshjet në Ligën e Kampionëve gjithmonë janë të veçanta, aq më tepër për mua, pasi do të luaj ndeshjen e parë në stadiumin tonë në këtë kompeticion. Duhet të fitojmë me patjetër dhe të marrim 3 pikët, gjë që është më e rëndësishmja. Është e vështirë kur nuk luan Mesi, por ne do të bëjmë më të mirën. Marrëdhënia me Mesin? Ne kemi folur pak në fillim, pasi ai u dëmtua dhe u largua. Sapo kam mbërritur këtu dhe po mësohem me një filozofi loje të re për mua, e di që shumë presin më të mirën nga mua, por edhe unë këtë kërkoj nga vetja.”, theksoi francezi.

Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjen me Interin: “Konte është një trajner i shkëlqyer, ai gjithmonë ka arritur rezultate të mira dhe nesër do të jetë një ndeshje jo e lehtë. Përballja me Godin e veçantë? Po, por të gjitha ndeshjet janë të veçanta. Të përballem me mikun tim, është akoma edhe me e veçantë. Qëllimi im është të luaj në të gjitha ndeshjet dhe të bëhem një lojtar i rëndësishëm për këtë klub.”, përfundoi Grizman.

Related posts

MAQEDONI E VERIUT-HOLANDË/ “Tulipanët” kërkojnë suksesin për të ruajtur vendin e parë në grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ MESSI dhuron një tjetër “MAGJI”, tifozët në delirë (VIDEO)

Isa.Autor

PËRBALLJE DRAMATIKE/ Lewandowski realizon “poker” golash ndaj Hertha berlin

Delo.autor

Leave a Comment