Futboll La Liga Sport

DO TË PËRBALLET ME INTER/ Flet Valverde: Në dyshim prezenca e “Pleshtit”, polemikat vijnë nga …

Barcelona do të përballet me Interin ditën e nesërme, në një ndeshje që katalanasit do të hyjnë vetëm për të marrë tre pikët, duke ditur që luajnë edhe në fushën e tyre.

Në prag të kësaj ndeshje ka dalë në konferencë për shtyp trajneri i spajollëve, Ernesto Valverde, i cili e konsideron Interin një skuadër ndryshe nga ajo e një sezoni më parë: “Është një ekip që ka ndryshuar shumë, duke filluar që nga trajneri për të vazhduar më pas edhe me lojtarët. Ata luajnë me një skemë tjetër. Kanë një fillim sezoni spektakolar, teksa po fitojnë çdo ndeshje në kampionat. Janë ndryshe nga një sezon më parë. Interi është një ekip solid, të cilëve është e vështirë t’iu shënosh gol.”, theksoi Valverde.

Gjithashtu spanjolli foli nëse Mesi dhe Dembele do të aktivizohen ditën e nesërme: “Ne do të shohim në stërvitje. Dembele bëri vetëm një pjesë të stërvitjes. Ndërsa Mesi bëri pak më shumë, kështu që të shohim nëse ai do t’ia dalë për nesër. Unë nuk e di nëse ai do të aktivizohet nesër. Akuzat e Pikesë? Ajo që na intereson të gjithëve është të përqendrohemi në ato që kemi përpara. Kemi kërkesa të mëdha dhe duhet të punojmë shumë. Duke ditur që në klubin tonë krijohen polemika ne duhet të shikojmë vetëm përpara. Pavarësisht se njëri apo tjetri ka mendime të ndryshme, polemikat vijnë nga jashtë.”, përfundoi Valverde.

Related posts

PREZANTOHET TEK MILAN/ Sandro Tonali: I mbylla derën “Zikaltërve”. Kam lindur kuqezi, Ibra lider i madh

Delo.autor

Mesfushori i Milanit habit me deklaratën e tij: “Në Afrikë luaja dy ndeshje në ditë”

Isa.Autor

SULMON TRAJNERIN E KLUBIT PAS LARGIMIT/ Presidenti i Romës: I dhamë kontroll të plotë dhe tani rrezikojmë të…

Delo.autor

Leave a Comment