Futboll Sport

“EURO 2020″/ Austria mposht Ukrainën falë golit të Baumgartner dhe kualifikohet në fazën tjetër

Baumgartner kualifikon kombëtaren e Austrisë për raundin tjetër. Falë golit të tij kombëtarja austriake arrin të fitojë minimalisht 0-1 ndaj Ukrainës e cila eliminohet nga EURO 2020.

Në minutën e 21’ ishte pikërisht Baumgartner i cili realizoi golin e parë dhe të fitores për austriakët nga goditja e këndit. Austria në Grupin C, u rendit e dyta pas Holandës dhe dukë lënë pas Ukrainën dhe Maqedoninë e Veriut. Vlen të theksohet se austriakët do të sfidojë Italinë në fazën e 1/8 të EURO 2020.

Ndërkohë për sa i përket Ukraniës së Shevçenkos, disfata e sotme, mund të rezultojë dramatike, gjithsesi ekziston edhe një shans që ata të kualifikohen si 4 nga skuadrat e treta më të mira. Gjithçka do të varet nga renditja në grupet e tjera.

Related posts

FESTË E SHFRENUAR/ Boksieri SHQIPTAR “MASAKRON” SERBIN, e mund për 20 sekonda (FOTO)

Isa.Autor

Dopjetë e Dzarias, por Luftëtari arrin të marrë një pikë të artë Kukësit

Sadik.Autor

Skandal: Gjyqtari i “El Clasicos” injoroi albitrin e katër, që i tha se ishte…

Sadik.Autor

Leave a Comment