Moto GP Sport

DRAMË NË MOTOGP/ Aksidentohet rivali, Marquez fiton në xhiron e fundit (VIDEO)

Marc Marquez po vendos “rregullat” në MotoGP, pasi nuk toleron në asnjë garë. Ai fitoi sërish në çmimin e madh të Australisë duke vazhduar ecurinë e fitoreve. Kampioni i botës nuk e pati aspak të lehtë të siguronte vendin e parë, pasi dueloi fort me Vinales. Ky i fundit zhvilloi një garë mjaft të mirë deri në xhiron e fundit kur humbi duelin me spanjollin dhe u rrëzua.

Vendi i dytë shkoi për Cal Crutchlow që përfitoi nga gabimi i Vinales në fund, ndërsa vend në podium kishte dhe për “heroin e shtëpisë” australianin Jack Miller. Ai u ngjit në podium dhe nuk mund të mungonte festimi i pirjes së shampanjes me këpucë.

Rossi vazhdon dhe zhgënjen, pasi e mbylli garën i teti. “Doktori” ndjen vitet mbi shpatulla dhe është në të perënduar të karrierës së tij.

Related posts

E BUJSHME/ STIVEN GERRARD ofron miliona euro për RONALDON e SHQIPËRISË

Isa.Autor

ROMA-MILAN/ Rrezikoi të dilte me të kuq, Dzeko ndëshkon “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE: Mesfushori VIDAL largohet nga Barcelona, për të kaluar te rivali i tyre

Isa.Autor

Leave a Comment