Futboll Seria A Sport

“DUAM TË SJELLIM “KUQEZINJTË” ATY KU E MERITON”/ Flet Romagnoli pas disfatës ndaj Romës: Ka ende shumë ndeshje, duhet të…

Milani u mposht nga Roma ditën e sotme me rezultatin 2-1, në një ndeshje që u kushtëzua nga gabime të shumta të kuqezinjve.

Kjo humbje i bën akoma më të vështira punët për “Djallin”, të cilët në 9 ndeshje kanë marrë vetëm 10 pikë. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku është shprehur: “Është një moment i komplikuar, për shkak të gabimeve të shumta që kemi bërë në ndeshjet e kaluara. Ne jemi një ekip i ri tashmë. Duhet të punojmë fort dhe të enjten të bëjmë më mirë.

Ne gjithmonë u përpoqëm të bënim lojën tonë, por bëmë disa gabime fatale. Kjo nuk ishte e mjaftueshme, të gjithë duhet ët japim diçka më shumë. Kalendari? Ne duhet të përpiqemi të luajmë mirë kundër të gjithë ekipeve. Ne duhet të rritemi dhe të përmirësohemi. Duhet ende shumë punë, ka edhe shumë ndeshje.

Dikush dëshiron të luajë për të fituar, por për fat të keq kjo nuk ndodh për disa arsye. Ne duam ta sjellim Milanin sa më lart të jetë e mundur. Duhet të punojmë shumë dhe ta sjellim skuadrën aty ku e meriton.”, u shpreh Romanjoli.

Related posts

Ronaldinho futet në politikë, mund të bëhet senator në Brazil!

Q.Autor

JUVENTUSI SHPALL LISTËN E CHAMPIONS/ Ja bardhezinjtë që do sfidojnë Atletico Madridin

F.autor

Ronaldo kërkon 50 mln euro në sezon, kontratë të përjetshme me Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment