Futboll Seria A Sport

REKORDMENI I SERIE A/ Quagliarella: Të grumbullohesh në kombëtare në këtë moshë është një…

Në moshën 36-vjeçare, sulmuesi Fabio Quagliarella, po përjeton një rini të dytë. Këtë sezon, sulmuesi i Sampdoria barazoi rekordin e Gabriel Batustita, duke shënuar gol në 11 ndeshje radhazi të Serisë A. Kjo paraqitje e mirë bëri që trajneri i kombëtares “azzurre”, Roberto Mancini, ta grumbullojë sot për një mini-fazë përgatitore. Një test që Mancini po zhvillon me kandidatët e ekipit kobëtar.

Quagliarella, pas mbërritjes në Coverciano, aty ku është grumbulliuar kombëtarja, tha: “Sekreti im? Kam punuar me qetësi. Është vërtet fantastike që jam sërish këtu. Të rinjve u them që të jenë të qetë. Të grumbullohesh në kombëtare në këtë moshë është një kënaqësi dhe motivim. Kjo do të thotë që trajneri i sheh të gjithë dhe gjithçka, jo vetëm të rinjtë dhe grumbullon ata që e meritojnë”, tha Quagliarella.

Në fund, sulmuesi i Sampdoria, 16 gola këtë sezon, shtoi: “Kur më thanë që Mancini të ka grumbulluar në kombëtare, mendova se do të isha pjesë e stafit tij. Nuk e prisja që të isha grumbulluar si futbollist, që në moshën 36-vjeçare të bëja sërish njerëzit të flisnin për mua. Jam i kënaqur për këtë që kam arritur dhe falënderoj klubin, trajnerin e shokët te Sampdoria që më kanë mbështetur për të ardhur deri këtu”.

Related posts

Mancini bëhet hero, i shpëton jetën një gruaje të aksidentuar

Sadik.Autor

DORËZOHET SPALLETTI/  Nuk besoj se MODRIC do të vijë tek INTERI

Isa.Autor

I BEFASON TË GJITHË/ Sebastian Vettel shkëlqen si bastexhi, skedinë fituese me ndeshjet e Bundesligës

Delo.autor

Leave a Comment