Futboll Ligue 1 Sport

E ARDHMJA E KAMPIONIT TË BOTËS NË “HIJE”/ Mbappe krisje me Trajnerin Tuchel, sulmuesi drejt kalimit tek…

Një lajm i fortë vjen nga Spanja, aty ku Kylian Mbappe ka përplasje me trajnerin Thomas Tuchel. “El Chiringuito” jep informacione se marrëdhënia e të dyve nuk është më e mira, prandaj e ardhmja është me shumë dritëhije.

Reali Madridi po monitoron situatën dhe ka nisur punën për të joshur të riun. Galaktikët duan që këmbëshpejti të kalojë në Madrid dhe të marrë rolin e liderit. Ronaldo mbetet ende një kujtim që dhemb në Madrid dhe vetëm afrimi i Mbappesë mund të përmirësonte situatën.

PSG nga krahu tjetër nuk do të heqë dorë nga ylli dhe drejtuesit janë gati të shkarkojnë trajnerin. Tekniku gjerman mund ta pësojë nga Mbappe, pasi dihet forca që ka fituar kampioni i botës në Paris.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Talentet e Arsenal i dhurojnë fitoren me “POKER”, Lazio përmbys Rennes

Delo.autor

SHQIPËRI-POLONI/ Ndizet atmosfera prag ndeshjes, tifozët pushtojnë rrugët e Tiranës (VIDEO)

Delo.autor

FIORENTINA-INTER/ Mesfushori Barella zhbllokon sfidën për “Zikaltërit” me një EURO GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment