Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Dyshja e Tottenham drejt Torinos, ja plani i “ÇMENDUR” i “Zonjës së Vjetër”

Herri Kejn, bomber i Totenhemit dhe i Anglisë, cilësohet si një nga më të mirët në rolin e tij. Mbase edhe më i miri nëse marrim parasysh moshën e tij (në korrik ka mbushur 26 vjeç).

Në këtë mënyrë bëhet e pashmangshme që sulmuesi të jetë një profil i cili u intereson klubeve më të mëdha të kontinentit të Vjetër. Mediat spanjolle flasin të bindura se Barcelona do të tentojë ta blejë në verën e ardhshme, sepse sheh tek anglezi pasardhësin ideal të Luis Suarezit që me sa duket po përjeton sezonin e tij të fundit në Katalunjë.

Nëse Barça e dëshiron për të zëvendësuar uruguaianin, edhe Juventusi ka nisur të mendojë për ditën kur Kristiano Ronaldo të vendosë të lërë Torinon. Në rast fitoreje në Champions, portugezi mund të largohet gjithashtu nga bardhezinjtë në fund të sezonit, ndaj në këtë situatë, kapiteni i Anglisë do të ishte ideali për të mbushur boshllëkun që do të lindte numri 7 aktual.

GODITJA TJETËR – Planet e “Zonjës së Vjetër” nuk mund të kufizohen nga një afrim. Emri tjetër, aspak i ri, në listën e drejtuesve të Juves është ai i Kristian Eriksenit. 27-vjeçari është në vitin e tij të fundit të kontratës në Londër dhe që nga janari mund të nisë bisedimet për atë që do të jetë skuadra e tij e re. Juvja është shtuar mes pretendenteve, madje për të lehtësuar akordin, mund të ofrojë në këmbim që në janar kartonin e Adrien Rabios, i cili nuk po respekton pritshmëritë nën urdhrat e Sarrit.

Francezi i ardhur gjatë verës falas nga PSG-ja ka qëndruar në fushë për vetëm 206 minuta gjatë këtij sezoni. Duke e ofruar në merkaton e janarit, Juvja shpreson që të bindë Totenhemin e njëkohësisht të ketë përparësi në akordin me mesfushorin. Lidhur me këtë operacion, mësohet të ketë dhënë miratimin e tij edhe Mauricio Sarri, i cili është futbollistikisht i dashuruar me Eriksenin që në sezonin e kaluar kur ishte trajner i Çelsit të Londrës. Mendimi i danezit do të jetë vendimtar në këtë çështje, por Juventus ka treguar me kohë se ka një joshje që pak klube në Europë e ofrojnë.

Related posts

LIVERPOOL – BOURNEMOUTH/ Skuadra e Klopp kërkon fitoren e rradhës (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Pas transferimit të Ronaldos, vjen lajmi që po TRONDIT Juventusin

Isa.Autor

DËSHTOJNË “GALAKTIKËT”/ Manchester City i jep “leksion” madrilenëve dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment