Futboll Sport

EURO 2020/ Teemu Pukki si CR7, Finlanda nuk njeh kufij (VIDEO)

Teemu Pukki! Mjafton ky emër, që tashmë është bërë “modë” dhe që përveç se ka rënë në sy në Premier League, pasi te Norwich ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje, po shkëlqen edhe me kombëtaren e Finlandës dhe është ai që po merr përdore skandinavët për të synuar kualifikimin, duke qenë në vend të dytë në grupin që ka parë Italinë në vend të parë dhe të kualifikuar më tej.

Dy gola ndaj Armenisë në fitoren 3-0 dhe janë plot 7 gola këto kualifikuese për Pukkin, i cili është barazuar me Cristiano Ronaldon në listën e golashënuesve të kualifikueseve të Euro 2020, një më pak se Sterling dhe Harry Kane (8 gola).

Pukki, që u transferua sezonin e shkuar në Angli, te Norwich, ku shënoi 29 gola në 43 ndeshje në Championship dhe ngjiti ekipin në Premier, tani synon kualifikimin me kombëtaren e tij.

Related posts

PRAPASKENAT E MERKATOS/ Ronaldo tenton të bindë Benzema, por bekon edhe ardhjen e…

Delo.autor

SERIE A, NË STADIUMET BOSH? Psikologu jep këshilla për përballimin e situatës surrealiste

Delo.autor

SKANDAL/ Plas sherri në fundin e ndeshjes, Obanor godet me stil “kung-fu” futbollistin e Vllaznisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment