Futboll Sport

E BUJSHME/ UEFA ndëshkon Bullgarinë për koret raciste të tifozëve në përballjen me Anglinë

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ka marrë vendimin për dënimin e Federatës Bullgare të Futbollit për koret raciste dhe përshëndetjet naziste të tifozëve bullgarë në ndeshjen me Anglinë, të luajtur më 14 tetor, të cilën përfaqësuesja ballkanike e humbi me rezultatin e thellë 0-6.

Një ndeshje pa tifozë, 75 000 euro gjobë, plus 10 000 euro të tjera gjobë për zhurmën e shkaktuar në momentin e këndimit të himnit anglez.

Në rast se episode të tilla do të përsëriten gjatë dy viteve të ardhshme, do të aplikohet menjëherë dënimi me një ndeshje tjetër pa tifozë.

Federata Bullgare e Futbollit do të jetë gjithashtu e detyruar që në ndeshjet e ardhshme të shfaqë një banderolë ku do të shkruhet “No to racism” (jo racizmit) përkrah logos së UEFA-s.

Në vendimin e UEFA-s i tërhiqet vëmendja Federatës Bullgare të Futbollit për menaxhimin e dobët të pamjeve të përsërita në ekranet e mëdha gjatë garës.

Related posts

E PAPRITUR/ Trajneri jep dorëheqjen nga skuadra e Kategorisë së Parë pak ditë pasi u emërua

Delo.autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN RUMUN/ Ylli Vajushi ndëshkon CSM Resita me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

E ardhmja e Balotellit: Milan? Më duan shumë ekipe!

Sadik.Autor

Leave a Comment