Futboll Sport

ABRASHI NUK IA DEL/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje seancën e radhës stërvitore në ditën e tretë të grumbullimit në Barcelonë, ku po përgatitet për ndeshjen miqësore ndaj Spanjës.

Si zakonisht ekipi dhe stafi kuqezi kanë mbërritur në orën 16:00 në qendrën stërvitore për të zhvilluar seancën e ditës në kushte atmosferike mjaft të mira.

Grupi është fokusuar një pjesë të mirë të kohës në ngarkesat fizike e më pas ka punuar me pjesën taktike, duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolli mes dy grupeve ku janë aktivizuar të gjithë futbollistët.

Ndërkaq, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është e sigurt mungesa e Amir Abrashit, i cili nuk mund të rikuperohet dot në kohë për dy ndeshjet e marsit për shkak të dëmtimit muskulor.

Nuk dihet ende nëse Reja do të vendosë të grumbullojë një lojtar tjetër në vend të Abrashit apo nëse do të vazhdojë grumbullimin me këtë numër futbollistësh.

Grupi do të vazhdojë me të njëjtin program stërvitor edhe sot, ndërsa nesër kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes “RCDE” në Barcelonë.

KUNDËRSHTARËT

Ndërsa kuqezinjtë kanë zhvilluar stërvitje të grumbulluar në një lokalitet jashtë Barcelonës, me terrenin e tyre stërvitor që është rrethuar edhe nga tufa delesh, Spanja po bën përgatitjet në qendrën e saj stërvitore në Madrid ku së fundmi ka bërë ndryshime të mëdha edhe sa i përket teknologjisë që e ndihmon për të përmirësuar lojën e ekipit në të gjitha aspektet.

Kështu, në kompleksin “Las Rozas”, është shfaqur që nga kjo javë në anësore të fushës kryesore stërvitore një ekran gjigant i kërkuar nga Luis Enrike.

Ekrani 8 metra i gjerë dhe 3 metra i lartë është instaluar në mënyrë që tekniku të zhvillojë direkt në fushë analizën taktike të ekipit. Lojtarët e kanë më të thjeshtë që duke parë në ekran lëvizjet që kërkohen prej tyre, të vendosin në veprim ushtrimet apo edhe skemat që kërkon trajneri, ndërsa u jepen shpjegime nëpërmjet monitorit edhe për gjërat që duhen korrigjuar nga ndeshjet e mëparshme.

Një risi, të cilën spanjollët shpresojnë që t’i ndihmojë të kthehen përsëri në majën e futbollit botëror, ku ishin deri pak vite më parë.

Related posts

“MBRETI” MESSI/ “Pleshti” pushton FIFA-n, rrëmben çmimin The Best: Ishte një çmenduri

F.autor

Dani Alves: “Vdekja e Astorit? Nuk më trondit… në botë vdesin mijëra fëmijë të uritur!”

Q.Autor

PËRSHËNDETJA USHTARAKE NDAJ SHQIPËRISË DHE FRANCËS/ Ja veprimi i UEFA-s për Turqinë. Edhe Bullgaria…

Delo.autor

Leave a Comment