Futboll Premier League Sport

E DËSHIRON ME ÇDO KUSHT NË EKIP/ Juventusi ka gati 80 milionë euro për yllin e Premier League…

Mauricio Sarri dëshiron të ketë një skuadër të fortë për të arritur objektivat dhe, një nga më të rëndësishmet është fitimi i Ligës së Kampionëve.

Juventusi e ka nisur mirë këtë sezon teksa në 6 ndeshjet e para në kampionat ka marrë 5 fitore dhe 1 barazim. Tekniku i bardhezinjve e ka njohur skuadrën shumë mirë dhe tani është më i qartë se për çfarë lojtarësh ka nevojë në merkaton e ardhshme.

Një nga lojtarët që Sarri do te “Zonja e Vjetër” është Ngolo Kante, të cilin e ka stërvitur gjatë kohës kur ishte nën drejtimin e Çelsit. Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, drejtuesit italian kanë nisur ofensivën për të marrë mesfushorin francez në skuadër.kante

Bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë rreth 80 milionë euro, teksa shpresojnë se me këtë ofertë do të bindin drejtuesit e Çelsit për ta lënë të lirë lojtarin.

Related posts

Milan sfidon Juventusin për francezin e Manchester United

Isa.Autor

ENDE NUK PO GJEN HAPËSIRA/ Drejtuesi i Barcelonës: Coutinho duhet të na japë shumë, jemi të..

Delo.autor

55 VJETORI I LINDJES/ Presidenti Meta uron legjendën dinamovite: Gjeni i futbollit tonë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment