Futboll Ligue 1 Sport

“NEYMAR ËSHTË NJË DJALË SHUMË I MIRË”/ Flet trajneri Tuchel: Ja çfarë i thashë pasi u mbyll merkato

Neymar ishte një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës, teksa kërkonte largimin nga PSG-ja.

Lojtari dëshironte të kalonte te Barcelona, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe braziliani u detyrua të qëndrojë në “Parc de Prince”. Megjithatë situata e sulmuesit në Francë nuk është aspak e mirë, pasi tifozët e fyejnë atë në çdo ndeshje të PSG-së.

Për Nejmarin ka folur edhe trajneri, Tomas Tuhel, i cili në një intervistë të dhënë për “The Guardian” është shprehur: “Nejmar ka një zemër të mirë dhe është e vështirë ta kuptosh këtë nëse nuk e njeh nga afër. Me të vërtetë ai është një djalë shumë i mirë.

Pasi u mbyll merkato unë i thashë atij, që të mos mendonte se pjesa më e vështirë kishte përfunduar. I thashë që nga ai moment e më vonë do të merret vetëm me mua. I bëra me dije që më e keqja nuk ka ardhur akoma.”, u shpreh Tuhel.

Related posts

SHOQËRIMI I ROMEROS NË POLICI/ Ja prapaskenat me mesfushorin e Partizanit

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Wolves-Chelsea. Rezultati 0-2

Delo.autor

3,5 MILIONË EURO/ Njihuni me shtëpinë e re të Haaland, luks i paparë, ia blen…Pogba-s

F.autor

Leave a Comment