Futboll Sport

ËSHTË LOJTARI MË I MIRË SUEDEZ NË HISTORI/ Shikoni si e nderojnë në vendlindje Zlatan Ibrahimovic (FOTO)

Zlatan Ibrahimoviç është një nga lojtarët më të dashur në Suedi, pasi është lojtari më i mirë suedez në histori.

Sulmuesi ka zhvilluar 40 ndeshje për suedezët e Malmos, me të cilët ka arritur të shënojë edhe 16 gola, nga viti 1999 deri në vitin 2001, dhe shumë të tjerë për kombëtaren e Suedisë. Ibrahimoviç është një idhull i suedezëve, të cilët së fundmi e kanë nderuar atë me një statujë.

Në Malmo është krijuar një statujë 3 metra e gjatë prej bronzi, pikërisht me trupin e 38-vjeçarit. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe vetë lojtari, i cili është shfaqur mjaft i lumtur për këtë vlerësim që i kanë bërë.

Menjëherë pas kësaj lojtari është shfaqur i gëzuar, teksa është shprehur: “Më duket e pabesueshme, është padyshim një ditë dhe një moment i shkëlqyer. Unë nuk jam i veçantë, ndonëse jam më i miri në atë që bëj.”

IBRA

Related posts

Philippe Coutinho, i pasionuar për TATUAZHET. Ja domethënia e tyre (FOTO)

Isa.Autor

LEO MESSI NUK NDALET/ “Pleshti” vendos dy rekorde të reja në Botëror

F.autor

Gjermani-Suedi, kampionët s’mund të gabojnë më

Isa.Autor

Leave a Comment